Nëntor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

SHBA, avionit i shpërthen motori bën ulje emergjente, një e vdekur 7 të lënduar

SHBA, avionit i shpërthen motori bën ulje emergjente, një e vdekur 7 të lënduar

KMA NEWS / Një grua humbi jetën dhe shtatë persona u plagosën gjatë incidentit me një avion të kompanisë Southwest Airlines, i cili bëri ulje emergjente në aeroportin e Filadelfias për shkak se njëri prej motorëve pushoi së funksionuari.

Incident ajror ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ka pësuar avari në motor. ‘’Daily Mail” raporton se motori shpërtheu ndërsa avioni ishte në ajër, ndërkohë ka qenë piloti ai që ka dhënë alarmin se avioni ka pësuar avari.

Motori i majtë i “Boeing 737-700” shpërtheu në fluturim dhe presioni dhe copat e tij thyen një dritare. Shpërthimi dëmtoi dritaren në radhën e 17-të, ndërkohë që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.

Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.

Kompania reagoi me nje shenim në Tëitter:“Për ne siguria është gjithnjë një përparësi. Po punojmë me përkushtim për t’i ofruar mbështetje klientëve dhe ekuipazhit. Do t’i shpërndajmë informacionet kur të jenë të konfirmuara”.

Njëri nga udhëtarët, Marty Martinez, hodhi një shënim të shkurtër në Facebook Live duke mbajtur në dorë një maskë oksigjeni. Ai shkruante: “Diçka nuk po shkon mirë në avion! Duket se po rrëzohemi! Ulje emergjente!!”

Pas uljes së avionit, ai postoi fotot e një dritareje të dëmtuar pranë motorit.

Ai tregon se kur u njoftuan për ngjarjen i kishte kapur ankthi dhe paniku. Me pak fjalë nisëm të biem për 10-15 minuta. Natyrisht të gjithë e humbën toruan, të gjithë nisën të ulërasin dhe të qajnë. Ka qenë përvoja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë” – tha ai.

Zyrtarët e Bordit të Sigurisë Kombëtare të Transportit nuk thanë arsyen e saktë për të cilën humbi jetën udhëtarja në bordin e avionit.

 

Aeroporti i Filadelfias shkroi twitter se avioni me numër fluturimi 1380 që udhëtonte nga aeroporti LaGuardia i Nju Jorkut për në Dallas “u ul pa probleme në Filadelfia,” por nuk dha hollësi të tjera.

About The Author

Related posts