Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shqiptari i dënuar me burg për jetë dhe i akuzuar si anëtarë i Organizatës më të rrezikëshme në Greqi “17 Nëntori”

Shqiptari i dënuar me burg për jetë dhe i akuzuar si anëtarë i Organizatës më të rrezikëshme në Greqi “17 Nëntori”

KMA NEWS / Fabio Dushku i dënuar me burg për jetë dhe i akuzuar si bashkpunëtor dhe anëtar i Organizatës “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit” në Greqi dhe i shpallur si person me rrezikshmëri të lartë i është drejtuar medias se ndaj ti po shkelen të drejtat e njeriut dhe po veprohet në kundërshtim me ligjin vendas dhe atë ndërkombëtar. Ai aktualisht vuan dënimin në Burgun e sigurisë së lartë të Malandrinos në Lamija të Greqisë. Dushku ka ndërruar shumë burgje gjatë qëndrimit të tij në qelitë greke.

Dushku bënë me dije se me datën 2 Maj do të dale në gjyq në Gjykatën e Shkallës së Dytë në Athinë, por për çudi ai thotë se më është konfirmuar se nuk do të dërgohem në burgun e sigurisë së lart në Kordalo në pritje të zhvillimit të gjyqit  siç e përmban ligji, po në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet, me një vendim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithëshme greke do të dërgohem në qendrën e policiës në Aleksandra, Athinë,- thot Dushku në një komunikim për Fax News dhe KMA Newes.

Gjatë rrëfimit të tij Fabio Dushku thot se do të refuzoj të paraqitet në gjyqin e 2 Majit nëse do ta transferojnë në Drejtorinë e Policisë së Aleksandras dhe jo në burgun Kordalo, siç edhe e përmban ligji, gjë të cilën e kam bërë edhe më parë. Në qelitë e Aleksandras nuk ka as kushtet më elementare, por kësaj here veç rrugëve institucionale do ta çojmë punën edhe më lart deri edhe në greva e protesta brenda burgjeve të Greqisë.

Ai thotë se jam dënuar me burgim për jetë për vrasje, por pa fakte dhe pa asnjë llojë prove, pa u gjetur asnjë armë krimi dhe pa ADN. Unë për çdo akuzë për veprat penale që kam kryer i kam pranuar vet ashtu siç ka ndodhur dhe pa u trembur.

Akuzohem si bashkëpunëtor dhe anëtari i dy organizatave të njohura në Greqi asaj 17 Nëntori dhe Grupi i Zjarrit, gjë të cilën e kam pranuar dhe e pranoj se jam pjesë e tyre, por nga ana tjetër më akuzojnë për vënje bombash gjë të cilën nuk e kam bërë asnjë here.

Rrëfimi i plotë i të burgosurit Fabio Dushku:

“Më 27 Prill më njoftuan se do të më trasferonin në burgun e sigurisë së lartë në Kordalo të Athinës për tu paraqitur në seancën e gjygjit të rradhës që kam në Athinë. Por kësaj radhe si shumë radhë të tjera mbajtja ime do u bënte në policinë e Alksandrës e jo në burg siç e përmban ligji për të gjithë të burgosurit, që të mbahen në burg dhe jo në polici.

Si gjithmonë në këtë lojë ishte Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Rendit grek, duke gjetur një skenar tjetër si gjithmon, duke më paraqitur një letër nga Prokuriria e Përgjithshme se mbajtja ime duhej të bëhej në polici për siguri të lartë rrezikshmërie që paraqes unë në biografin time, bile duke mos dhënë as një sqarim Prokuroria e as Ministria e Drejtësisë për këtë rrezikshmëri që tregokam unë për shtetin grek. Por kësaj rradhe nuk do ndodhi si rradhet e më parshme duke na mbyllur gojen me politikat e tyre. Kësaj rradhe zëri im nuk do bjeri në humner, as gjë sdo ngeli pa pergjigje, por do kërkohet llogari nga avokatët e mi mborjtës dhe nga unë personalisht. Për rracizmin që po përdor Ministria e Drejtësis kundra meje dhe gjithë të burgosurve pa perjashtim rrace. derisa të plotesohen kërkesat e mija që jan të ligjshme krejtësisht…”- thot Dushku

Aktualisht në burgjet greke ndodhen mbi 2 mijë shqiptarë, ku shteti shqiptarë as nuk ka dashur dhe as nuk don të ia di për ta, edhe pse një pjesë e mire e tyre janë dënuar në moshë minorene dhe pasi kishin shkëputur lidhjet me familjet pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri, kur filloi edhe eksodi dhe dyndja e shqiptarëve  drejtë emigracionit për një jetë më të mire, por që një pjesë e mire e tyre në vend që të gjenin të parajsës gjetën ferrin.

dushku 1dushku 3dushku fdushku fa

About The Author

Related posts