
KMA NEWS / Shqipëria dhe politika në javët e ardhshme do të mësojë për raportin që lidhet me fatin e negociatave të vendit me BE, nëse do të marrim një hapje të negociatave me kusht, apo pa kusht.
Përveç Mogherinit, Ora News shkruan se Tiranën do ta vizitojë në 23 prill edhe Presidenti i Këshillit, Donald Tusk.
Pasi të ketë mësuar edhe formulimin e rekomandimit të Komisionit Evropian, kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit më 25 prill i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.