Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tension në parlament, miell dhe shishe uji në drejtim të kryeministrit Rama

Tension në parlament, miell dhe shishe uji në drejtim të kryeministrit Rama

KMA NEWS / Në Kuvendin e Shqipërisë, seanca e sotme e parlamentit ka nisur me tensione të forta, ndërsa opozita bllokoi foltoren pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili paralajmëroi se nuk mund të ketë një seancë normale pa u përjashtuar më parë kryeministri Edi Rama, “njeriu që përdori fjalorin më të ndyrë ndaj popullit të vet, e që fyu shqiptarët”, në seancën e kaluar, u shpreh zoti Basha. Opozita javën e shkuar bëri kërkesë zyrtare për përjashtimin e kryeministrit, por ajo u hodh poshtë nga Byroja e parlamentit.

Deputetët e opozitës pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të seancës nuk lëvizën nga foltorja, duke hedhur thirrje kundër kryeministrit dhe duke kërkuar lirimin e 11 qytetarëve nga Kukësi, të mbajtur në arrest me burg për shkak të ngjarjeve të dhunshme të 10 ditëve më parë në Rrugën e Kombit, gjatë protestës kundër tarifës së parashikuar për kalimin në aksin rrugor që çon drejt Kosovës.

Disa deputetë të opozitës hodhën miell në drejtim të kryeministrit Rama, e më pas qëlluan dhe me shishe ujë. Ndërsa ai ka ruajtur qetësinë, ka reaguar duke hedhur ujë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi njoftoi përjashtimin e të paktën tre deputetëve të opozitës. Seanca u mbyll ndërsa çështjet në rendin e ditës u kaluan me shpejtësi dhe pa diskutime.

Foto:

 

About The Author

Related posts