Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Tentoi të ndihmonte qytetarët pranë protestës, studiuesja amerikane ndalohet nga policia e kryeqytetit

Tentoi të ndihmonte qytetarët pranë protestës, studiuesja amerikane ndalohet nga policia e kryeqytetit

KMA NEWS / Studiuesja dhe pedagogia amerikane Lory Amy e cila ndodhet prej disa kohësh në Tiranë për një studim në lidhje me krimet e komunizmit, është ndaluar sot nga policia e kryeqytetit në zonën e Myslym Shyrit dhe ndodhet në ambjentet e Komisariatit Nr.3.

Në videon që na dërgojnë persona shoqërues me zonjën Amy, shihet se stafi i policisë u kërkon atyre ta heqin celularin me të cilin filmojnë.

Sipas vetë rrëfimit të zonjës Amy, teksa ajo kalonte pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, ka vërejtur që në rrugën e bllokuar nga njerëzit që protestojnë për lirimin e banorëve të Kukësit, policia lejonte hyrjen e makinave deri në një pikë të caktuar dhe më pas i detyronte ato të ktheheshin pas, duke krijuar një rreth të mbyllur lëvizjeje, që krijonte kaos në trafik.

Lory Amy është afruar tek policët duke u kërkuar  që t’i orientonin makinat që në hyrje të rrugës e të mos i lejonin të hyjnë në zonën e protestës, por ata kanë refuzuar.

Atëherë studiuesja amerikane ka dalë në rrugë dhe ka menduar të kryejë një detyrë qytetare, duke u thënë shoferëve ta shmangin zonën e bllokuar.

Në këtë moment, efektivët e policisë i janë afruar dhe e kanë ndaluar pa i dhënë një motiv  për arsyet e këtij shoqërimi në komisariat.

Studiuesja është ndaluar pak minuta ma parë, teksa është gjendur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku familjarët e të arrestuarve në protestën e Kukësit janë mbledhur për të kërkuar lirimin e tyre.

About The Author

Related posts