Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Turqi: Vriten 4 pedagogë nga një person i armatosur

Turqi: Vriten 4 pedagogë nga një person i armatosur

KMA NEWS / Një person i armatosur vrau të enjten katër pedadogë të një universiteti turk, në mjediset universitare, të cilët i shihte si mbështetës të klerikut mysliman të akuzuar nga qeveria se qëndron pas grushtit të dështuar shtetit të vitin 2016. Lajmi u njoftua nga rektori i universitetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” tha se policia e arrestoi personin e armatosur në universitetin “Osmangazi” të qytetit Eskisehir, pranë Ankarasë. Një gazetar i agjencisë “Anadolu” i tha CNN-it turk se personi i armatosur ishte dorëzuar dhe nuk ishte përpjekur të largohej.

Rektori i universitetit “Osmangazi” Hasan Gonen, tha se njeriu i armatosur kishte punuar si kërkues në institucion dhe se kishte vrarë ndihmës dekanin, sekretarin e fakultetit, një lektor dhe një anëtar të stafit të Fakultetit të Arsimit.

Zoti Gonen tha se besonte se sulmuesi po kërkonte dekanin, i cili nuk ndodhej në godinën e fakultetit në momentin kur ai hyri dhe hapi zjarr.

Ky person kishte pohuar se disa anëtarë të universitetit ishin anëtarë të FETO-s, dhe ai kishte patur pretendime të ngjashme edhe më parë në gjykatë“, tha zoti Gonen, duke përdorur një akronim që nënkuptonte rrjetin e klerikut amerikan Fethullah Gulen, me bazë në SHBA.

Qeveria turke akuzon Gulenin, i cili që prej vitit 1999 jeton në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani të SHBA, për orkestrim të një përpjekjeje të dështuar në korrik të 2016, nga struktura të forcave të armatosura me qëllimin për të rrëzuar presidentin Tayyip Erdogan. Më shumë se 250 vetë u vranë gjatë grushtit të pretenduar të shtetit. Vetë Guleni e ka mohuar përfshirjen.

Sipas zotit Gonen, pretendimet e personit të armatosur ishin duke u hetuar nga autoritetet, përpara se të ndodhte incidenti i së enjtes.

Ayse Aypay, një profesor i universitetit, i tha medias turke se disa anëtarë të stafit kishin “paraqitur në mënyrë të përsëritur ankesat rreth personit të armatosur”.

Guvernatori i qytetit të Eskisehirit, Ozdemir Çakacak, tha se prokurorët rajonalë kishin nisur hetimet lidhur me incidentin.

About The Author

Related posts