
KMA NEWS / Ditën e djeshme u përkujtua 19-vjetori i Betejës së Koshares në Kosovë. Në manifestimin “Ditët e Koshares”, mori pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi
Duke folur për kërcënimin aktual Serb ndaj Kosovës, Thaçi tha se Kosova do të përgjigjet njësoj si në vitin 1999.
“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjigjur më herët, 19 vjet më parë”, deklaroi presidenti Thaçi.
Siç edhe pritej, kjo deklaratë publike nxiti reagime të ashpra në Beograd. Marko Gjuriç, Vuçiç e Vulin ishin disa nga zyrtarët e lartë serbë që reaguan ndaj Thaçit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia dëshiron paqen, kurse Thaçi “pot ë dojë” le të merret me armët.
Vuçiç u kujdes të theksonte se 19 vitem ë parë, Serbinë nuk e mposhtën armët e Kosovës por avionët e NATO-s.
Reagimi më i ashpër erdhi nga ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin duke e quajtur kriminel Hashim Thaçin.
Ai tha që ishte pikërisht politika e Thaçit që e dogji Ballkanin vite më parë
Nuk mund të mbetej pa reaguar drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili vetëm dy javë më parë u arrestua në mënyrë spektakolare nga policia e Kosovës duke u deportuar mbrapsh në Serbi, pasi e kaloi kufirin kosovar pa lejen e autoriteteve të vendit.
Gjuriç tha se Thaçi, me deklarata të tilla, po bën thirrje për luftë dhe dhunë.
(E.L/Faxweb)