Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Fitore: Eugent Bushpepa çon Shqipërinë në Finalen e madhe të Eurovision-it

Fitore: Eugent Bushpepa çon Shqipërinë në Finalen e madhe të Eurovision-it

KMA NEWS / Ashtu siç u priste, Eugent Bushpepa e ndezi “zjarr” skenën e Eurovision-it në Lisbonë të Portugalisë, mbërmjen e së martës dhe fitoi biletën drejt finales së madhe, më 12 maj. Përveç Bushpepës, edhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira siguroi finalen e madhe, që do të mbahet të shtunën. Këngëtarja me origjinë shqiptare, shkaktoi jo pak polemika në Greqi, pas simblolit të shqiponjës me Eugentin.

Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Siç u tha dhe më herë, kënga u performua në shqip.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në këtë gjysmëfinale të parë. Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani. Enada At’Nikolla u kujdes për veshjet Bushpepës dhe bandës së tij në skenë. Ai veshi një kostum elegant me elementë rrok.

Në gjysmëfinalen e parë konkurruan 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro. Klipi promovues i Bushpepës u xhirua në Portugali, në Valencia dhe në të shihej këngëtari duke ecur rrugëve të qytetit e duke përshëndetur banorët e kalimtarët.

Nesër do të konkuroj edhe Ermal Meta, një shqiptar tjetër i cili përfaqëson Italinë

About The Author

Related posts