Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Itali: Cottarelli kryeministri teknik që do të përgatis zgjedhjet e përkohëshme

Itali: Cottarelli kryeministri teknik që do të përgatis zgjedhjet e përkohëshme

KMA NEWS / Debati për anëtarësinë e Italisë në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë është vendosur në epiqendër të politikës italiane dhe ka filluar tashmë të trondisë edhe tregjet financiare. Presidenti italian refuzoi fillimisht krijimin e një kabineti qeveritar me eksponentë të linjës kundër monedhës së përbashkët Euro, dhe tashmë ka emëruar një kryeministër të përkohshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme. Zyrtarët e BE-së dhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare bënë thirrje për qetësi.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella e vendosi vendin në rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke emëruar kryeministër të përkohshëm Carlo Cottarellin, një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilit i është ngarkuar tashmë detyra e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme dhe të miratimit të buxhetit.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të dominohen nga debati për rolin e Italisë në Bashkimin Evropian dhe në Eurozonë, situatë e cila ka filluar të trondisë tregjet financiare.

Zoti Cottarelli informoi gazetarët se e pranoi emërimin.

“…Presidenti më kërkoi të paraqes në parlament një program qeveritar që do ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Do t’i paraqes me shpejtësi Presidentit përbërjen e kabinetit qeveritar dhe parlamentit një program, që nëse do të miratohet, do të përfshijë miratimin e buxhetit për vitin 2019. Parlamenti do të shpërndahet në fillim të 2019-ës”, tha zoti Cottarelli.

Presidenti italian Mattarella pati refuzuar emërime të kundërshtarëve të Euros në poste kyçe, si p.sh. atë të ministrit të ekonomisë, duke e vendosur kështu çështjen e anëtarësisë në Bashkimin Evropian në epiqendër të retorikës politike të vendit.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë se Italia do të gjejë një zgjidhje politike në favor të unitetit të BE-së.

“…Kam besim se institucionet italiane dhe Presidenti italian do të provojnë si gjithmonë se u shërbejnë interesave të shtetasve italianë, të cilat janë të përbashkëta me interesin e forcimit të Bashkimit Evropian. Vura re sot se niveli i besimit të italianëve tek BE-ja është rritur gjatë ditëve të fundit dhe është tashmë në nivelin 41%. Ky është një zhvillim për të cilin duhet të reflektojmë të gjithë”, tha zonja Mogherini.

Thirrje për qetësi bënë pothuajse edhe të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian, ndërkohë që krerët e lëvizjes politike italiane “5 yjet”, patën fajësuar për krizën zyrtarët e BE-së dhe patën sugjeruar madje shkarkimin e Presidentit italian.

About The Author

Related posts