Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Izraeli fitues i eurosong 2018 (Video votimi)

Izraeli fitues i eurosong 2018 (Video votimi)

KMA NEWS / Izraeli u shpall fitues i Eurovizion për këtë sezon të mbajtur në Portugali. Kënga e Eugen Bushpepës që përafqësonte Shqipërinë u rendit në vendin e 11-të me 184 pikë pas llogaritjes së votave të jurive dhe publikut. Vetëm me votat e jurive të 43 vendeve Shqipëria u rendit e shtata, por vlerësimi i publikut përmbysi gjithçka. Në vendin e dytë u radhit këngëtarja shqiptare Eleni Fouriera e cila përfaqësonte Qipron, ndërkohë shqiptari tjetër Ermal Meta që përfaqësonte Italinë u radhit në vendin e pestë.

E çuditëshme është se si Italia nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë!

Shqipëria kur votoi i dha 12 pikë Italisë (maksimumin), ndërsa Italia nuk dha asnjë pikë për Shqipërinë! Edhe Serbia i dha një pikë Shqipërisë.

E çuditshme se si juria italiane nuk dha asnjë pikë për kengën e Eugen Bushpepës, ndërkohë që në Itali punojnë dhjetra mijëra emigrantë shqiptarë.

A thua nuk votuan shqiptarët në Itali?! Apo juria italiane mashtroi me votat e hedhura për kengën shqiptare duke ia kaluar shteteve të tjera?

Disa nga pikët që juri nga vende të ndryshme i dhanë Shqipërisë.

Azerbajxhani 12 pikë
Maqedonia 6 pikë
Gjeorgjia 4 pikë
Austria 7 pikë
Britania e Madhe 7 pikë
Kroacia 1 pikë
Irlanda 2 pikë
Republika Çeke 6 pikë
Islanda 10 pikë
Belgjika 2 pikë
Serbia 1 pikë
Qipro 6 pikë
Bullgaria 7 pikë
Greqia 7 pikë
Mali i zi 10 pikë
Polonia 7 pikë
Sllovenia 4 pikë
Portugalia 10 pikë

Video, votimi

About The Author

Related posts