Korrik 20, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shqiptarë kudo që jeni! Votoni sonte për Shqipërinë në Eurovizion!

Shqiptarë kudo që jeni! Votoni sonte për Shqipërinë në Eurovizion!

KMA NEWS / Shqiptarë! Votoni kudo që ndodheni në shtetet pjesëmarrëse në Eurovizion, votoni për Eugen Bushpepën!

Këngëtari Eugent Bushpepa i treti sonte në Eurovizion, ka bërë një performancë të shkëlqyer të këngës “Mall”. Bushpepa ka përfunduar performancën e parë në Eurovision.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Shqiptarë! Votoni kudo që ndodheni në shtetet pjesëmarrëse në Eurovizion, votoni për Eugen Bushpepën!

Për të votuar këngën “Mall”, duhet të prisni deri sa të performojnë të gjithë shtetet këtë gjysmë finale. Në 15 minutat dedikuar votimit mund të votoni deri në 20 herë përmes numrit të shfaqur në ekran. Si në çdo edicion tjetër, nuk mund të votoni “Mall” nëse banoni brenda territorit shqiptar.

About The Author

Related posts