Korrik 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Takimi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së

Takimi i Miqve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së

KMA NEWS / Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati mori pjesë sot në mbledhjen e Grupit të Miqve të Shqipërisë në Bruksel, ku përfaqësoheshin Shefat e Diplomacisë të një numri të konsiderueshëm vendesh anëtare. Mbledhja në të cilën ishte e pranishme dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, u zhvillua me nismën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Në takim morën pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Suedisë, Rumanisë, Polonisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros si dhe vende të tjera anëtare të BE-së, si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në fokus të saj ishte diskutimi për rekomandimin pozitiv që Komisioni europian ka dhënë prillin e kaluar për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe zhvillohet në prag të takimit të 28 dhe 29 Qershorit, të udhëheqësve të vendeve anëtare ku do të duhet të merret dhe vendimi.min. jashtem bruksel

Sipas ministrit Bushati, takimi “ishte një mundësi e mirë për të komunikuar kursin e reformave që ka ndërmarrë Shqipëria, rolin tonë dinamik e konstruktiv në rajon dhe pritshmëritë tona në lidhje me procesin e anëtarësimit, dhe instrumentat që mund të ofrohen në këtë drejtim”. Nga ana e saj, sipas një njoftimit të ministrisë së Jashtme shqiptare, zonja Mogherini, duke vlerësuar rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon “shtoi se hapja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë është vendim i drejtë dhe në interes të dyanshëm”,

Por ndërsa pozicioni i Komisionit europian është i qartë, fjalën e fundit e kanë vendet anëtare të cilat duhet të vendosin në unanimitet. Gjermania, një nga vendet me peshë të rëndësishme në BE, është në favor të hapjes së bisedimeve, por me kushte. Nesër pritet që Bundestagu gjerman të miratojë qëndrimin zyrtar. Sipas projektvendimit të rakorduar mes grupeve parlamentare të partive të koalicionit qeverisës “Qeveria Federale, me anë të një dokumenti, drejtuar Bundestagut i rekomandon Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, i cili mblidhet më 26 qershor 2018 të vlerësojë progresin e bërë nga Shqipëria dhe të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë”. Por deputetët gjermanë, ndonëse vlerësojnë ecurinë e reformave në Shqipëri “Bundestagu gjerman konsideron se një vendim për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë duhet të merret vetëm bazuar në kushtëzime të formuluara qartë. Një vendim i tillë i kushtëzuar, do të nxiste Shqipërinë që të avanconte më shumë drejt progresit të kërkuar për hapjen e kapitujve të parë të negociatave”, nënvizohet në projekt-dokumentin. Sipas deputetëve gjermanë “negociatat duhet të hapen vetëm në konferencën e parë të anëtarësimit, në qoftë se rivleresimi i 57 gjyqtarëve dhe prokurorëve të gjykatave më të larta dhe prokurorive do të ketë përfunduar si pjesë e procesit të vetingut, me largimin nga detyra të personave me rekorde negative dhe nëse Shqipëria paraqet një ligj per një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR, duke siguruar financim transparent të fushatave zgjedhore” Ndonëse pranojnë se reforma zgjedhore nuk është pjesë e kërkesave europiane, deputetët gjermanë e konsiderojnë se “zbatimi në kohë i rekomandimeve, është i domosdoshëm. Për ta bërë këtë, qeveria dhe opozita duhet të punojnë së bashku në Shqipëri”.

Por ndërsa Gjermania pritet ta kushtëzojë, problem për një vendim të favorshëm ndaj Shqipërisë mund të përbëjë Hollanda, parlamenti i së cilës votoi kundër, javën e shkuar. Ndonëse qëndrimi nuk është detyrues për qeverinë hollandeze, kjo e fundit do të gjendej në vështirësi për të marrë një pozicion tjetër, nisur dhe nga ekuilibrat e brishtë brenda shumicës që udhëheq vendin.

Megjithatë duket se shumëçka do të jetë në dorë të Francës, e cila ende nuk ka formuluar një qëndrim tä qartë zyrtar. Duke qenë edhe se procesi i vendim-marrjes në Francë është i ndryshëm nga vendet e sipërpërmendura, vendimi mesa duket i takon drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron, i cili ka shpallur publikisht si objektiv kryesor reformimin e vetë BE-së, përpara zgjerimit të saj. Ai ndodhet nën trysninë e forcave politike franceze, por edhe të opinioni publik në Francë, të cilët në shumicën e tyre duket se nuk janë në favor avancimit të këtij procesi zgjerimit me vende të tjera. Po ashtu, situata gati kaotike në vetë gjirin e BE-së, nuk wshtw e favorshme. Nga një anë me një pjesë të vendeve evropiane, përshirë edhe vetë Gjermaninë, të cilat nuk po i japin mbështetjen e pritur inciativave reformuese evropiane të presidentit Macron, dhe nga ana tjetër, me çështjet e migracionit e posaçërisht pas krizës së mprehtë të ditëve të fundit e cila ka tronditur thellësisht kohezionin evropian duke minuar terrenin në përgatitjen e Këshillit Evropian të 28 qershorit, rrezikojnë ta largojnë edhe më shumë vëmendjen e presidentit Macron nga dosjet e Ballkanit. Për këtë arsye, dhe në perspektivën e fillimit të fushatës së zgjedhjeve për parlamentin evropian tw pranverës 2019, nje test shume vështirë dhe i rëndësishëm ky për partinë e presidentit Macron dhe për shumë forca të tjera progresiste në kontinentin evropian, mendohet se Francës mund t’i shkonte për shtat një zgjidhje e cila nga njëra anë nuk do të bllokonte avancimin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë në procesin e integrimit, por që nga ana tjetër, nuk do t’i hapte presidentit të saj telashe qoftë drejtpërsëdrejti me kundërshtarët e brendshëm politikë ashtu edhe në mënyrë të tërthortë me forcat euroskeptike apo antievropianiste brenda BE-së.

Sinjalet e para mund të vijnë që nga mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së, e cila do t’i paraprijë Këshillit europian. Ministri Bushati deklaroi sot pas takimit me homologët e tij të vendeve anëtare se “mbetemi shpresëplotë që në fillim ministrat e më pas udhëheqësit e BE-së, gjatë kësaj jave, do të marrin një vendim të drejtë që do t’i krijojë mundësi Shqipërisë për të hyrë në fazën e pakthyeshme të procesit të anëtarësimit në BE”.

ministrat e be

About The Author

Related posts