Qershor 22, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Vatra Shqiptare në SHBA, feston 106 vjetorin e krijimit të saj

Vatra Shqiptare në SHBA, feston 106 vjetorin e krijimit të saj

KMA NEWS / Orgnizata më e vjetër e komunitetit shqiptar në SHBA feston 106 vjetorin e themelimit.

Mbrëmjen e së premtes më 1 Qershor 2018, u organizua mbrëmja Gala e Vatrës kushtuar 106 vjetorit të Themelimit dhe njohjes nga shteti amerikan. Gjatë mbrëmjes u nderuan figura të njohura si dr. Elez Biberaj gazetar dhe drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Prof. Sami Repishti, Shkrimtari Naum Prifti, fotografin e njohur Fadil Berisha etj. të cilët kanë dhënë kontribut në vite për kauzën shqiptare.

Salla e banketeve “Marina del Rey” në Bronx të Nju Jorkut, hapi dyert për qindra shqiptaro-amerikanë të mbledhur për mbrëmjen gala në nder të 106 vjetorit të Federatës Panshqiptare Vatra.

E themeluar në Boston në vitin 1912, Vatra sot ka degë të saj në disa shtete amerikane ku ndodhen komunitete të mëdha shqiptaro-amerikanë si Nju Jork, Uashington, Miçigan, Konektikat. Vatra e Fan Nolit, Faik Konicës dhe themeluesve të parë në Boston, sot është Vatra e të gjithë shqiptarëve të cilët punojnë për të avancuar interesat e komuniteteve të diasporës në Shtetet e Bashkuara, për të ruajtur traditat dhe gjuhën shqipe, dhe për të kontribuar sa të jetë e mundur në trojet shqiptare.

Mbrëmja u harmonizua nga interpretimi i këngve e valleve shqiptare të interpretuara nga brezi i ri shqiptarë që jetojnë në SHBA, të cilët vazhdojnë të ruajnë dhe promovoin kulturën dhe traditat e vyera kombëtare edhe në atdheun e tyre të ri.

Elez Biberaj: Falenderim dhe mirënjohje organizatës Vatra
elez biberajFalenderoj perzemërsisht organizaten VATRA — Kryetarin Dritan Mishto, kryesinë, dhe anëtarët e VATRES — për vlerësimin për arritjet jetësore. Të nderohesh nga kjo organizatë historike, qe ka shërbyer si qendër e veprimtarisë patriotike të shqiptarëve të Amerikës dhe që ka dhenë një ndihmesë të madhe për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e kombit tonë, është nje ndere dhe privilegj i madh. Për mua ky është ndër vlerësimet më të çmuara. Unë kam patur lidhje te gjata dhe të ngushta me VATREN. Veprimtarinë time publicistike e kam filluar pikërisht në VATREN tone të përbashkët.
Me këtë rast deshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë familjes, veçanerisht bashkëshortes sime, Kadires; femijeve te mi; dhe vëllëzerve e motrave. Një mirënjohje të veçante prindërve te mi – Hysen dhe Ajshe Biberaj. Ishin ata që na ushqyen me dashurinë dhe krenarinë për kombin tonë, dhe me ndjenjën që e kemi për detyrë të përpiqemi me aq mundësi që kemi të ngrejmë lart vlerat e kombit dhe të atdheut tone të dashur. Falenderoj edhe kolegët dhe bashkëpunëtorët e shumët, të cilët me kanë ndihmuar gjatë karierës sime. Ky vlerësim nga VATRA për arritjet jetësore është edhe më domethënes për mua për arsye se përkon me një përvjetor të rëndësishëm për familjen tone. Me 31 maj, ne kemi shenuar 50 vjetorin e imigrimit në Amerike – në kete vend te lirise dhe te mundesive të shumta. Familja jonë është shumë me fat që ka realizuar ëndren amerikane dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës këtij vendi të bekuar demokratik. Shtetet e Bashkaura na kanë dhënë mundësinë të jemi shtetas besnikë amerikanë dhe, në të njejtën kohë, të përpiqemi të japim një ndihmesë modeste në mbështetje të aspiratave demokratike te kombit tone për liri, pavarësi dhe demokraci.

Biberaj.jpg

About The Author

Related posts