Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Xhaka dhe Shaqiri mposhtin Serbinë

Xhaka dhe Shaqiri mposhtin Serbinë

KMA NEWS / Supërndeshja mbaroi. Shqiptarët e Zvicrës shkatërruan keq Serbinë, 2 me 1.

Ndeshja me Zvicrës dhe Serbisë u ndoq me mjaft emocione dhe në Presidencën shqiptare. Kudo ku ka shqiptarë ishin me Zvicrën. Kreu i Shtetit Ilir Meta, gjatë këtij botërori ka krijuar një “Fan Zone” në mjediset e Presidencës ku së bashku me të ftuarit ndjekin spektaklin e futbollit.

Ditën e sotme, ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë ishte më emocionuese se përballjet e tjera. Kjo për shkak se në ekipin e Zvicrës luajnë 5 shqiptarë. Kreu i shtetit ka deklaruar se në mungesë të Holandës, në këtë botëror ishte tifoz me Zvicrën për shkak të shqiptarëve që luajnë në këtë ekip.

Pak kronikë nga ndeshja:

Sapo filloi loja në minutën e 5-të shënuan serbët nga Mitrovic, kurse në pjesën e dytë ka shënuar një supërgol Granit Xhaka në minutën e 52-të. Ndeshje shumë e fortë. Ndërsa në minutën e 90 shënon Xherdan Shaqiri. 

Rezultati u mbyll 2-1 për Zvicrën.

Në foto: Granit Xhaka duke festuar golin ndaj Serbisë

Në foto: Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores ndaj Serbisë

Në ndeshjen e sotme, në Presidencë ishin të ftuar mjaft përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës, por edhe emra të njohur të botës së sportit shqiptarë, intelektualë dhe gazetarë.

Mes shumë të ftuarve binte në sy prania e Rahman Parllaku, gjeneralit 99-vjeçar, i cili ka pranuar ftesën e Presidentit. Në krah të kreut të shtetit janë të pranishëm edhe djali dhe gruaja e emblemës se futbollit shqiptar, Panajot Pano, si dhe mjaft personalitete të tjera.

Në foto: Presidenti Meta duke festuar për golin e Xherdan Shaqirit dhe fitoren e Zvicrës ku luajnë pesë shqiptarë.

Në lidhje direkte për emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24” Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Keni deklaruar para Botërorit se jeni tifoz i Zvicrës, si e keni përjetuar?

Besoj se nëse Zvivra do kishte kontrolluar qendrën e mbrojtjes sonte do të jepte përshtypjen se mund të dalë edhe kampione në fund.Pjesa e dytë ka qenë e jashtëzakonshme. Dhe më të jashtëzakonshëm kanë qenë autorët e golave, Xhaka dhe Shaqiri.

Të gjithë u kënaqën sikur të ishte një sukses i kombëtares së Shqipërisë apo të Kosovës, pasi në fund të fundit ne pamë shqiponjat që fluturuan në stadiumin e Kalingradit.

Image

Ndalimi i simboleve shqiptare?

Unë mendoj se politika nuk duhet të ndërhyjë në lojë. Gëzimi jonë nuk ka të bëjë vetëm me faktin se fitoi Zvicra. Të njëjtin gëzim e kam ndjerë edhe kur Zvicra ka barazuar me Brazilin. Keq nuk jam ndjerë as kur Serbia ka fituar me Kosta Rikën. Por kjo është një fitore e madhe jo vetëm e Zvicrës, por edhe e dy shqiponjave. Fakti që luajnë për Zvicrën nuk i pengon të tregojnë se ata janë shqiptarë. Shtoi se janë korrekt dhe të sjellshëm.

Në këtë kuptim politika nuk ka të drejtë ta teproi. E rëndësishmja është se ndeshja ishte tërësisht e drejtë. Zvicra ishte më ‘fair’ se Serbia. Mjafton të shohim kartonat, ka qenë një fitore e mrekullueshme.

Përtej dëshirës, kë skuadër shikoni si pretendet?

Kam 2 muaj që e kam bërë të qartë. Në mungesë të Holandës zgjedhja më e drejte, me mendje, kam zgjedhur Zvicrën. /BW

About The Author

Related posts