Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Jonuzaj që nuk do kombin e vet, komenton Xhakajn e Shaqirin për shqiponjën

Jonuzaj që nuk do kombin e vet, komenton Xhakajn e Shaqirin për shqiponjën

KMA NEWS / Adnan Januzaj ishte njeriu i ndeshjes në fitoren ndaj Anglisë, duke shënuar një gol fantastikë. Sulmuesi shqiptar me origjinë nga Kosova, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Japonisë, teksa gazetarët e kanë pyetur edhe në lidhje me demostrimin e Xhakës dhe Shaqirit që bënë shqiponjën pas shënimit të golave.

“Batshuay-i donte gjithashtu të shënonte dhe e bëri këtë gjë me kokë. E shohim shpeshherë atë moment dhe mund të them se ishte vërtet qesharake. Sa i përket imitimit të festës së Xhakës apo Shaqirit, mund të them se nuk mendoj për politikën gjatë shënimit, por preferoj t’i festoj golat me shokët e skuadrës”, është shprehur Januzaj

Nuk ka rëndësi sa i madh dhe i famshëm bëhesh në profesion apo në çdo fushë, rëndësi ka të jesh njeri! Po nuk njeh Atdheun dhe Kombin tënd nuk je as kushi.

Babai mohues i vetes dhe preiardhjes së tij, ku njerzit e vërtetë ndihen krenarë për rrënjët e tyre, fëmija detyrimisht që do të bëhet më mohues ashtu si Jonuzaj, dhe ky për veç se krim nuk quhet asgjë tjetër! Më vjen keq që një futbollist si Jonuzaj të tregohet kaq injorant dhe të ngartërroj simbolin kombëtarë me politikën, injorancë pa fund!

E kam thënë dhe i qëndroj besnik asaj që: Nuk do ta bëj mik asnjë herë atë që nuk don vendin e tij, pavarësisht se do vendin tim.

Politikani zvicerian ka tjetër mendim nga Jonuzaj. Ja qëndrimi i tij:

Politikani zviceran “bën shqiponjën” dhe flet për Xhakën e Shaqirin: Sportistët nuk janë shenjtorë 

Vështirë se ekziston ndonjë politikan që ende nuk e ka komentuar gjestin e diskutueshëm të shqiponjës dykrenare në Kupën Botërore, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruajnë mediat zvicerane.

Tani edhe “babai” i partisë zvicerane SVP, Christoph Blocher është futur në debat. Në episodin e fundit të “Teleblocher”, ish-këshilltari federal zviceran ka mbrojtur lojtarët e Përfaqësueses zvicerane: “Serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata pothuajse rregullisht i mbanin jashtë gjuhët e tyre” dhe “Sportistët nuk janë shenjtorë”.
Por, Blocher nuk e arsyeton me të vërtetë gjestin. “Zviceranë apo jo, nuk bëhet gjest i tillë”. Ndërkaq, moderatori Matthias Ackeret i parashtron pyetjen i habitur: “Por, ata janë zviceranë?” Me këtë rast, Blocher në stilin tipik të SVP-së pohon: “Nëse natyralizohen, nuk do të thotë se janë zviceranë. Ata u goditën në zemër sepse janë edhe shqiptarë”, tha ai përcjell albinfo.ch.
Historia nuk duhet të ekzagjerohet, thotë Blocher, i cili në një moment edhe vetë e bën shqiponjën, duke ilustruar me gjeste atë që u pa në fushën e futbollit. “Që të dyja palët i frynë zjarrit dhe bënë diçka që nuk duhet ta bëjnë, por kjo ekziston në të gjithë botën. Ata nuk vranë askënd”.
Për të parë videon klikoni KËTU

About The Author

Related posts