Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Autokritika e komunistes së shekullit 21!

Autokritika e komunistes së shekullit 21!

KMA NEWS / Autokritika e komunistes së shekullit 21!

Nga Genta Kaloci Skënderi

genta kaAutokritika, mënyrë shpëtimi nga shkatërrimi i arrogancës. Facebuksa ka ardhur koha të bëj autokritikë që mos lë ato mikrobet mikroborgjeze të zënë rrënjë brenda meje..
Me siguri thoni, çfarë fjalori që përdor kjo gjëja, femër është kjo apo diçka mes femrës dhe mashkullit. Jo për gjë, por na ngatërron nga fotoja e saj duket si aristokrate, por nga fjalori qënka ku të kafshon qeni i filmit ‘tomka dhe shokët e tij’. Po futem në temë;
Unë Genta (Gentjana) Petrit (Petro) Kaloçi bija e Ryfetes (Sofia) mbesa e Faslliut dhe Arifit përpara publikut me përgjegjsi të plotë bëj autokritikën time pas kaq vitesh shkeljesh flagrante të etikës dhe rregullave të përdorimit të gjuhës shqipe.
Kërkoj ndjesë që nuk kam marrë pushkën e të organizoj revolucionin e mileniumit të ri.
Kërkoj ndjesë që pamja ime dhe fjalori që përdor më tradhton e nuk përmbush kriteret për aristokratet e sumës së pordhës dhe leshit të dhisë kaçurrel.
Kërkoj ndjesë që si pasardhësve e të parëve të mi luftëtarë (me Çetën e Topullit, Revolucioni i Qershorit, LANÇ-in, ndërtimin e Realizmit Socialist) kam mësuar nga informacioni im gjenetik i kaluar nga brezi në brez ti përvishem padrejtësisë, krimit, korrupsionit, mashtrimit dhe të gjitha formave të shkeljes së ligjeve dhe të drejtave të njeriut.
Kërkoj ndjesë që nuk fal, pavarësisht se jam stërmbesë e Hoxhë Bilalit (fshatit Strum/Fier) sidomos në mes të betejës, nuk tërhiqem, sidomos kur kam të drejtën me anën time.
E di o facebuksa që skuqeni, zverdheni, jeshiloseni me fjalosjet e teksteve të mia, por ç’të bëj, që fatkeqësisht geni im është ky që shifni. Një jetë të tërë ka dhënë e ka luftuar për të drejtat, barazinë, drejtësinë e nuk bën skonto për hir të etikës apo të imazhit, reklamës.
Bëj autokritikë që nuk u jam përveshur më keq sesa me fjalë, por duhet ti përshtatemi situatave, kohës, problematikave dhe faktorëve të ndryshëm.
Bëj autokritikë që kam tradhtuar aristokracinë dhe kam zgjedhur ti përvishem horrit/horres në gjuhën që përdorin dhe kuptojnë, pavarësisht veshjes firmato që kanë përvetsuar me paret tona.
Shyqyr që s’jam aristokrate, se do isha në hall të madh e do më vinte në list të zezë aristokracia për mënyrën sesi bëj autokritikë.
Nuk keni faj, unë nuk di të flas me; ju lutem, më falni, ah, më vratë, më përdhunuat, më shitët, më trafikuat, më droguat, më shkatërruat të ardhmen, më latë papunë, më shatë, më kërcënuat, më shantazhuat, më bllokuat, më ofenduat, më injoruat, më tallët, degjeneruat për 28vjet dhe ju prisni të dalin nga goja ime shprehjet nga ‘Dhjata e vjetër dhe ajo e Re’ duke i kthyer faqen tjetër kriminelit/vrasësit tim politikan me shpresën se mbase do shkoj në parajsë.
O trapa facebuksa, (ups, harrova, jam duke bërë autokritikë, prandaj duhet të jem gjoja e butë me ju) nuk e kam në gjak të fal, të harroj e të kthej faqen pa ju bërë të paguani për të gjitha.
Unë jam Genta Kaloçi Skënderi dhe nuk fal asnjë dhe asgjë, nuk jam as kishë, as teqe, as xhami, as tempull budist, taoist, induist e të tjera.
Reciprociteti i respektit është kyçi i balancave në marrdhëniet njerëzore, nëse ky mungon unë e detyroj palën tjetër, që mos ta harroj.
Varet sesi e do, me të mirë apo me të keq, jo më kot zgjodha një profesion që për femër ishte absurd dhe i papranueshëm (psikologe krimesh/burgjesh).
Të sfidosh veten në situata nga më të vështirat, nga më të pakontrollueshmet është gjëja më e bukur, sepse gjithçka tjetër që bën shumica të duken aq të lehta e të papërfillshme për nga niveli i vështirësisë së tyre.
Prandaj o facebuksa kur të kërkoni autokritikë nga unë që për mua jeta është luftë, sidomos në një sistem që je mes kapitalit dhe ekzistencës si individ, mos më kërkoni të luftoj me jod e pambuk.
Në një kohë që pala tjetër nuk ka lënë ligësi dhe krim pa kryer ndaj njeriut dhe ndaj shoqërisë për 28vjet rresht.
Pavarësisht se nuk më shikoni me armë në dorë që tua lëshoj ca plumba në lule të ballit kupolës së jashtëqitjes, kjo nuk do të thotë se jemi në një marrdhënie dashurie ose platonike. Përkundrazi, kanë shpallur luftë të hapur prej 28vitesh kupola partiake pd, ps, lsi që luftojnë përditë më të zellshëm se kurrë nga qershori 2013, kundër të drejtave tona.
Më falni që nuk mund të përdor fjalët që ju pëlqejnë. Cili luftëtar në kulmin e betejës do i thoshte kundërshtarit;
Sipas artit viziv/fotografik;
“Ah, prit, mos lëviz, qëndro pak djathtas, shiko majtas, syrin e djathtë bëje sikur je qorr, dhe mos dil nga drita e diellit se nuk të kap plumbi dhe bëhet terreni me shumë gjak.”
Sipas ministrit të financave për shpenzimet që do faturoj nga buxheti i shtetit për blerjen e fishekëve shtesë;
“Aman, të lutem, mos dil nga shënjestra, se do harxhoj shumë plumba e do paguaj gjobë.”
Vështrim human;
“U plagose?? Më fal, që të plagosa e të lash të vuash, herës tjetër më gjuaj ti të jemi baraz.”
Vështrim mazokist;
“Më qëllo, më vrit, më përdhuno, më trafiko, më ofendo, më gjuaj, më dhuno, pavarësisht të gjithave unë do të dua o pabreksja ime, do të dëshiroj o like legeni, do të përkah o sali delenxhiu, do votoj veten, por votat gjenden në thesin e pushtetit mafjoz pd, ps, lsi. Më bëni gjithçka që ju do kokrra e qefit, se kjo është autokritika që të detyron të durosh e të kthesh faqen apo mullaqen tjetër. Mos u ankoni, kështu thotë ai, zoti juaj në librat e shenjtë dhe në fund do më kryqëzoni e bukën e vdekjes sime prisni të shijoni.”
Vështrim novelisk;
“Në fushbetej, – ushtari i shkeli syrin, kundërshtari u skuq, dueli vazhdoi. Njëri i nxorri gjuhën, tjetri i tundte dorën (shenj dajaku). Betejat e ashpra vazhdonin, disa të tjerë përqeshnin me këmb e duar, shanin, ofendonin, por erdhi çasti që komandantët u lodhën me idjotsitë e ushtarëve dhe shkrepën plumbin e parë. Ky ishte fillimi i betejës së përgjakshme nga çunat e mamit buzë varrit në betejën e budallikut të radhës.”
Kështu i doni ju si prozë letrare??
Pavarësisht të gjithave, autokritikën time e mbyll me fjalët që jeni kokrra e trapave.
Ju kot që rroni, se s’jeni as për luftë që të luftoni për të mbrojtur të drejtat tuaja e as për paqe.
Të gjithë ju pa përjashtim nuk doni drejtësinë, nuk besoni në të, sepse jeni të gjithë të zhytur në pislliqe e korrupsione të niveleve të ndryshme. Brenda jush asnjë nuk e do drejtësinë, sepse me meritokracinë do dali jashtë loje miku, shoku, krushku, fiku, komshiu, kushuriri. Ky mikrob është thellë në modelin e edukimit tuaj familjar, pavarësisht se ankoheni për padrejtësi jeni ata që keni gjeneruar padrejtësi çdo ditë në këto 28vjet me vendimet tuaja që keni mbajtur në pushtet fashistët e rinj pd, ps, lsi me bishtajet e tyre.
E keni më të lehtë të akuzoni e të komentoni se asgjë nuk do bëhet se nuk keni këllqe, bole, zemër, shpirt për të luftuar për veten dhe fëmijët tuaj të gjorë, që fatkeqësisht i keni lindur për të rigjeneruar padrejtësinë dhe paaftësinë tuaj në breza në një botë me një luftë të vazhdushme mes elitave, kapitalit dhe klasës puntore dhe fshatare.
Megjithatë, ju nuk keni kuptuar se paqja në një botë së prapthi si kjo është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të një lufte në prapaskenë me vigjilecë e gadishmëri të plotë nga gjithsecili.
Të gjithë flisni për paqen që ëndërroni nga përrallat, poezitë dhe novelat që keni lexuar, por që harroni se në realitet nuk ka pasur kurrë paqe pa sakrifica e pa vigjilencë 24/7.
Flisni si në kongresin e PPSH-së pa këmb në tokë, harroni që jeni në periudhën zero të 1939 dhe as në ’41-in e themelimit të Partisë.
Kur ti kuptoni këto, atëherë nbase do jeni në gjëndje të fitoni sërish në jetën tuaj si dikur. Por, për aq kohë që do jetoni e do frymoni në iluzionet tuaja, për kaq kohë do jeni dështak dhe nuk do jeni në gjëndje të përballeni me problematikat e kohës në të cilën jetoni.
Gjithashtu, unë Genta bëj autokritikë për faktin se në një moment të jetës sime viti 2011 (pas vrasjes së katër protestuesve në bulevard) ndjeva se duhej të reagoja ndaj këtij krimi.
U bëra anëtare e Partisë Socialiste (PS) dhe ndoqa Akademinë politike të saj. Sipas llogjikës së disa trapave si (Kastriot Dervishi, sali delenxhiu, shrek fevziu, pabreksja e lsi etj etj kopila të tyre, që çdo kohë i pjell dhe i frymon), unë bëj autokritik që në të ardhmen do më quajnë si neofashiste bazuar në faktet e së djeshmes.
Jemi bërë çorap o facebuksa (në fakt jeni bërë çorap, se mua më marrshin të ligat, s’më kapin kollaj në gjum), sepse dëgjojmë përditë thirrje për bollshevikë, fashistë, nazistë, kapitalistë, elitistë, amerikanë, hitlerianë, aleatë, enveristë, komunistë të futur në një kazan, ndërkoh që edhe fëmijët e kopshtit e dinë dallimin dhe janë dy gjëra krejt të ndryshme mes njëra tjetrës. Përpjekjet për të mbrojtur plaçkën e vjedhur dhe të shpëtojnë nga drejtësia mundohen të barazojnë dy koncepte politike krejtësisht të kundërta për të çoroditur opinionin publik për të fituar kohë e ndonjë marrveshje të sekondit të fundit për shpëtim poshtë fustanit të 28vjeçares politikës kurvë.
Paaftësia e tyre për të bërë autokritikë ndaj papërgjegjshmërisë politike i solli në këtë gjëndje që luftojnë me mullinjtë e erës të Hitlerit, Stalinit, Enverit të një kohe të mbaruar e të vulosur nga fituesit e historisë së LANÇ-it me komandant Enver Hoxhën.
Pas autokritikës sime disa jeni ndjerë si të ofenduar, disa si të prekur, disa si të nënvlerësuar, disa si qypa e disa si trapa, por ka edhe nga ata që qeshin, por që s’dinë pse qeshin.
Efekti i fjalëve të mia prapë në koshin e plerave do përfundojnë me nëvlerësime, përbuzje, sharje, ofendime.
Megjithatë nga 2prill 2014 plan projekti për Shqipërinë pas tranzicionit u firmos, u vulos, jemi të vetëdijshëm për disa të pakënaqur e për disa mosbesues.
Pavarësisht faktorëve të lart përmendur gjithçka do shkoj sipas pritshmërive të përcaktuara me objegtiva dhe qëllime të qarta në planprojektin 5/10/15vjeçar.
Ps. Pabrekse me ndihmën e saje qorrit, like legenit, vodhe sërish mandatet tona në zgjedhjet që kaluan.
Fatmirësisht për ne që shënimet nga vëzhgimet i mbajnë ata ndërkombëtarët që janë kthyer pro popullit, pro faktorit shqiptar, pro stabilitetit në rajon. Ato shënime/të dhëna/fakte do jenë nyja e litarit që po shtrëngohet dita ditës në fytin e klasës së vjetër politike dhe krimit të organizuar stil mafjoz 28vjeçar pd, ps, lsi me bishtat tuaj.
Fatkeqësisht për ju që do fundoseni duke na lënë uratën. Të gjithë pa përjashtim do përfundoni në Tufinë, meqse në Sharrë nuk ka parcela bosh.
Kishit të drejtë, Autokritika qënka shumë pozitive, lehtësuese, e paqtë, shpresëdhënse, e këndshme, nëpërmjet së cilës arrin qartësi në mendime.
Provojeni edhe ju o trapa, se mbase gjeni vetveten, ashtu siç më ndihmoi edhe mua për të ashpërsuar luftën kundër të gjithëve Pseudove të të gjitha koncepteve politike fashiste, kapitaliste, anarkiste, komuniste.

About The Author

Related posts