Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Në vjeshtë fillon “tërmeti”: Vetingu nuk kursen asnjë dhe s’ka kthim mbrapa

Në vjeshtë fillon “tërmeti”: Vetingu nuk kursen asnjë dhe s’ka kthim mbrapa

KMA NEWS

Nga Genta Kaloçi Skënder

genta ka

Skema korruptive midis Bankës, Përmbaruesve dhe Politikës!

Përmbaruesit janë kthyer kundër bankave duke u dalë në mbrojtje tarifave të reja të miratuara nga ministri i drejtësisë. Reagimi i vonuar i përmbaruesve, meqene se kaq kohë mediat, politika dhe bankat ishin bërë palë për t’ja futur njekohësisht qytetarit dhe shtetit, ky i fundit dilte me humbje nga procesi i drejtuar ndërmjet Përmbarimit. Bankat nga ana e tyre reaguan relativisht menjëherë me shpresën se kjo është thjesht një lojë politike për shantazh ndaj palëve të përfshira nga ky ligj. Bankat indirekt dhe në prapaskenë vazhdojnë shantazhet ndaj përmbaruesve me iluzionin se kanë përkrahjen e politikës qendrore. Harrojnë faktorët përfshirës se kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar. Politikës dypalëshe (pd/lsi) nuk u intereson të sqarojnë palët e interesit se gjithçka ka marrë fund, por vazhdojnë ti përdorin duke i manipuluar e mashtruar me shpresën se nëpërmjet rezistencës së palës tjetër do munden të shpëtojnë marrveshjet informale të kuotave dhe përqindjeve përfituese poshtë tavoline që kanë bërë mes tyre në këto afro tre dekada bashkpunimi formal dhe informal.
Bankat nga ana tjetër reagojnë me deklarata kundër ligjit për të ushtruar presion biznezeve dhe individëve jo subjekte ligjor të cilët deklarojnë falimentim. Gjithashtu ushtrojnë presion/shantazh ndaj firmave të përmbarimit për tu treguar se akoma Ata bëjnë ligjin financiaropolitik në vend. Megjithatë me këtë veprim, akt kundërshtimi, bankat janë totalisht të ekspozuara duke u identifikuar si shantazuesi, cubi financiar I politikës qendrore dhe vendore që ka mbizotëruar prej afro tre dekadash në pastrimin e parave të pista që buronin e gjeneroheshin nga politika.
Reforma e drejtësisë, riformulimi, rithemelimi i kornizave ligjore të strukturave shtetërore i kanë nxjerrë zbuluar të gjithë faktorët dhe protagonistët e krimit të organizuar politik vendas. Shoqata e prokurorëve, gjyqtarëve, noterëve, juristëve, bankierëve janë pozicionuar kundër Veting-ut dhe Drejtësisë, meqse u hiqen përfitimet financiare pasurore prej afro tre dekadash për të cilat do kalojnë në filtrim të hollësishëm, të përbërë nga filtri profesional, filtri me botën e krimit, dhe filtri i deklarimit të pasurisë.
Në listën e kundërshtarëve të reformës në drejtësi shtohen edhe bankat të cilat pozicionohen hapur kundër ligjeve dhe vendimeve që nuk kanë inpakt të drejtpërdrejtë me to. Pikërisht këtu ngrihen pyetjet përse Bankat ngrihen kundër tarifave të përmbaruesve, përse kaq interes ndaj fitimit të këtyre bizneseve, ndërkoh që bankat nuk kanë ndonjë rol ‘aktiv’ në këto marrveshje duke qënë vetëm pala që përcjell pagesat dhe tarifat e të dy palëve. Duhet të shtojmë se Banka merr përqindjen e saj nga lëvizja e shumave të mëdha që realizojnë palët, por mesa duket thela ka qënë më e madhe në mënyrën e funksionimit të shifrave informale që e mbulonin bankat ndër vite.
Bankat e nivelit të dytë e të tretë në rrang vendi dihet tashmë se qarkullojnë dhe bëjnë lavazh paret e krimit të organizuar që burojnë nga trafiqet e ndryshme (njerëz, drogat, kontrabandat e naftës, mineraleve, cigareve, ilaçeve etj).
Mesa duket nuk mjaftonin vetëm këto përqindje, por morën me ndihmën e politikës vendosën përqindjet dhe tarifat më të larta në rajon ndaj pagesave/ rrogave të të gjitha profesioneve që bëheshin nëpërmjet bankave. Është e ditur se, çdo zyrtar merrte një përqindje të caktuar nga banka me të cilën kishte firmosur marrveshjen e kalimit të pagesave të punonjësve të institucioneve shtetërore. Si rrjedhojë ndryshimi i titullarit sillte edhe marrveshje të re me bankën në fjalë ose ndonjë tjetër që plotësonte kushtet e gjobës së zyrtarit politikan.
Bankierët nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por prej vitesh kishin edhe kontrollin e përmbarimit të procesit të falimentimit. Ishin cubat financiar të veshur me petkun politik duke xhvatur përmbarimin shtetëror, por edhe duke mashtruar shtetin me deklarimin e shitjeve fiktive të bizneseve, pronave të subjekteve falimentuese. Në shumicën e rasteve kjo bëhej pa dijeninë ose me shantazhimin e përmbaruesve duke u dhënë një përqindje qesharake sa për të justifikuar ekzistencën e tyre ligjore në vend.
Gjithçka kryhej në b/punim me abuzuesit, pronarët e firmave që kishin detyrime ndaj shtetit, por në disa raste edhe me ndihmën e firmës së përmbarimit që zakonisht dhe për çudi rastësisht ishin zyra të hapura nga familjarë të politikanëve, deputetëve ose me lidhje të forta politike. Pagesat mes tyre alternoheshin sipas lidhjeve dhe kontakteve familjaropolitike me përqindje të larta për çdo biznes që kalonte këtë fazë.
Konkludojmë se Bankat kanë marrë/përvetësuar/vjedhur gjithmonë pjesën që I takonte shtetit duke ua futur përmbaruesve dhe detyrimeve të papaguara. Në këtë rast Bankat janë në kundërshtim me ligjin, por bënin ligjin indirekt me ndihmën e politikanëve pd/ps/lsi duke xhvatur shtetin dhe qytetarin për të disatën herë.
Pavarësisht përpjekjeve të shoqatave të ndryshme me aktakuza kundër paketave ligjore duhet ta kuptojnë se asgjë nuk mund të ndryshojnë.
Numërimi mbrapsht ka filluar për çdo abuzues dhe kriminel, nuk i mbrojnë as petku i shoqatave dhe as petku i politikanit të korruptuar.
Të gjithë përballë ligjit dhe drejtësisë. Askush mbi drejtësinë, burg, sekuestro, konfiskim. Nga vjeshta presim episodet e reja të reformës dhe vetingut, nuk ka kthim pas. Nuk kanë asnjë rrugëdalje e asnjë shpëtim!!

About The Author

Related posts