Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dëshmia e Xhisiela Malokut, Bushati ngre pyetjen: A e shpjegojnë dot si u ‘pendua’ dhe tërhoqi denoncimin?

Dëshmia e Xhisiela Malokut, Bushati ngre pyetjen: A e shpjegojnë dot si u ‘pendua’ dhe tërhoqi denoncimin?

KMA NEWS / Dëshmia e Xhisiela Malokut, Bushati ngre pyetjen: A e shpjegojnë dot si u ‘pendua’ dhe tërhoqi denoncimin?

Vetëm pak orë pas publikimit të dëshmisë së oficerit gjyqësor Emiljano Nuhu se një vajzë është përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja, Xhisiela Maloku nxitoi të mohonte akuzat në media.

Kjo dëshmi e vajzës së dhunuar e cila kishte denoncuar vetë në komisariat djalin e deputetit të PS-së, për dhunim, ngjalli mjaft reagime dhe në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Facebook, analisti Andi Bushati reagoi pas intervistës së vajzës, ku ajo mohon pjesën më të madhe të dëshmisë së ish-efektivit dhe tregon një tjetër version të ngjarjes.

“Mund te vazhdojne te thone se eshte shpikje e PD dhe e Bashes. Por a e shpjegojne dot se si nje vajze qe shkon e ben nje denoncim rrenqethes, se e kane rrembyer, rrahur, perdhunuar u “pendua” dhe e tërhoqi denoncimin? Ende askush sot nuk e di te verteten e plote, por nese ekziston dhe nje mundesi e vogel qe te nxjeresh per te te mbrojtur ne tv dike qe e ke masakruar, kjo eshte makabre.” shkruan Bushati.

About The Author

Related posts