Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Emigrantët shqiptar fitojnë çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Polifonisë

Emigrantët shqiptar fitojnë çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Polifonisë

KMA NEWS / Grupi Polifonik Lab “Lot Kurbeti” me veprimtari në Athinë, fiton medaljen e çmimit të parë në festivalin Ndërkombëtar

Grupi polifonik lab “Lot Kurbeti” i përbërë nga emigrantë shqiptar që jetojnë e punojnë në Athinë, ka fituar çmimin e parë në Festivalin e Tetë Ndërkombëtar të Polifonisë të zhvilluar me 21 dhe 22 shtator në tempullin e Ilirisë Bylis. Në festival mernin pjesë mbi 40 grupe polifonike kryesisht nga Italia, Bullgaria, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Shqipëria etj.

Grupi i djemve shqiptarë të ardhur nga Greqia bënë një preformancë të shkëlqyer duke u vlersuar nga Juria e Festivalit me çmimin e parë.

26166482_870300799810214_3872290048165326908_nDrejtuesi i grupit bashkë me pjestarët e tjerë kanë falenderuar organizatorët për ftesën si dhe publikun e gjërë që i mbështeti me entuziazëm.

Emigrantët e përbuzur nga shteti mëmë tashmë veç se punojnë në mënyrë të ndershme dhe shkëlqejnë në sport e në shumë fusha të tjera të ndryshme, tashmë po i tregojn popullit të tyre, se ata nuk reshtin të promovoin vlerat kulturore, historinë dhe traditat e vyera të kombit tonë.

Grupi simpatik i polifonisë labe “Lot Kurbeti”,  na dha një leksion të mirë se, shqiptarët si qytetarë janë pjesë e familjes europiane, janë qytetarë europian, por ajo që është shqetësuese dhe trishtuese, është se shteti shqiptar ende po ecën me shpejtësinë e kërmillit për tu afruar tek dera e BE. Më shumë se gjysma e shqiptarve janë qytetarë europian dhe tashmë Europa e di se populli shqiptarë i ka plotësuar kushtet për të qenë pjesë e saj.

Po Qeveria dhe Shteti ynë, janë pengesa kryesore që nuk lejoinë antarësimin e Shqipërisë në BE!

Prandaj shteti shqiptar tashmë duhet ta kthej kokën nga emigrantët, nga qytetarët e vet nëpër botë, jo vetëm për tu njohur të drejtën e votës, por të hartoj një plan – program,  për të tërhequr të paktën atë pjesë të intelegjencës, ku janë të shumtë intelektualët që janë integruar dhe po japin kontributin e tyre në shoqërinë, politikën dhe organet ekzekutive në shtetet ku jetojnë e punojnë.

A do të ishte mirë në një kohë, kur kërkojmë të bëhemi pjesë e BE-së, të ndërtojmë një administratë europiane e cila padyshim që do të ndihmonte shumë në përshpejtimin dhe finalizimin e kësajë ëndrre të shqiptarëve e cila ende nuk ka dritë në fund të tunelit?

Foto Grupi Polifonik Lab “LOT KURBETI”

25550369_863232663850361_4981171116922739067_n

grupi lot kurbeti 1grupi lot kurbetigrupi lot kurbeti 2

About The Author

Related posts