Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Greqi: Lejet e qëndrimit, fillojnë tarifat e reja

Greqi: Lejet e qëndrimit, fillojnë tarifat e reja

KMA NEWS /  Lejet e qëndrimit, fillojnë tarifat e reja

Më 12 shtator fillon zbatimi i tarifave të reja për lejet e qëndrimit, sipas ligjit 4546/2018, që u miratua nga Parlamenti grek.

Kushdo, i cili aplikon për nxjerrjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit, nga e marta 12 shtator 2018 do të paguajë vetëm 150 euro, nëse leja e tij e qëndrimit jepet në bazë të udhëzimeve të Komsioinit Europian.

Në anën tjetër, tarifat vazhdojnë të mbeten “të kripura” për lejet “kombëtare”, që dalin sipas ligjit grek.

Nga data 12 shator 2018 do të paguajnë vetëm 150 euro, për këto leje qëndrimi:

Leje për bashkim familjar

Leje rezidenti afatgjatë (Epi makron dimenontos)

Studiues

Studentë

Punonjës me kualifikim të lartë

Leja unike:

Punë e varur

Për qëllime të veçanta, me akses në tregun e punës

Kuadro për veprimtari investuese

Për interes publik

NUK PAGUAJNË PARAVOLO ata që kanë leje qëndrimi pa afat, 10 vjeçare apo 5 vjeçare (jo europiane) dhe kërkojnë ta kalojnë në leje të statusit të rezidentit afatgjatë.

Tarifat (Paravolot) mbeten siç kanë qenë apo rriten

Leje qëndrimi 10 vjeçare. Paravolo 900 euro.

Leje 5 vjeçare e brezit të dytë 300 euro

Leje për veprimtari investuese, nga 500 euro bëhet 2.000 euro

Persona të pavarur nga ana ekonomike. Ishte 0 , bëhet 1.000 euro

Leje e përhershme investitori, ishte 500 euro, bëhet 2.000 euro

PUNËSIMI SEZONAL i shtetasve nga vende të treta: Punëdhënësi duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante derti më tani.

Dyfishohen gjobat, taksa dhe tarifa të reja

GJOBA: Kur paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro përpjesëtarët e familjes së shtetasit grek apo shtetasit të BE.

Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën = gjobë 100 euro.

Në rast përsëritjeje gjoba do të jetë 200 euro.

TARIFA (PARAVOLO) DHE TAKSA TË REJA

Paravolo 100 euro, kur dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare

Paravolo 50 euro kur bën kërkesë për Terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit

Paravolo 100 euro për rinxjerrjen e leje së qëndrimit të të gjitha kategorive (p.sh., kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.

About The Author

Related posts