Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kosovarët i presin rrugën Vuçiç, nuk e lejojnë të shkel në Drenicë

Kosovarët i presin rrugën Vuçiç, nuk e lejojnë të shkel në Drenicë

KMA NEWS / Kosovarët i presin rrugën Vuçiç, nuk e lejojnë të shkel në Drenicë

Grupe qytetarësh nga komuna e Skenderajt në Kosovën qendrore, bllokuan të dielën në mëngjes rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, që banohet nga qytetarë të komunitetit serb, për të mos lejuar vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në atë fshat.

Në protestën e sotme u tha se presidenti serb nuk mund të kalojë përmes rajonit të Drenicës, pa kërkuar falje për krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

“Janë 15 mijë të vrarë nga lufta, 1600 persona të zhdukur, janë 128 persona të zhdukur nga komuna jonë, kështu që me plotë të drejtë po e kundërshtojmë vizitën e tij. Vizita e tij është një provokim dhe ringjallje e viteve të 98-ta dhe 99-ta”, tha kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Presidenti serb u tha gazetarëve në mëngjes se do të provojë të shkojë në fshatin Banjë përmes rrugëve anësore.

Autoritetet në Prishtinë vendosën pas protestave që të tërheqin lejen për vizitën në këtë fshat.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron që nga e shtuna në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, në një periudhë debatesh për ndryshime kufijsh në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pavarësisht njoftimit nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj se i është ndaluar leja për tu futur në Drenicë për të vizituar Banjën, duket se nuk është tërhequr.

Ai thotë se do të gjejë rrugë dytësore për tu futur në Banjë, por ndërsa nuk dihet ende se çfarë po ndodh vërtetë në Kosovë, mediat serbe kanë menduar t’i hedhin benzinë zjarrit.

Sipas tyre presidenti serb është futur në Banjë përmes një rruge dytësore.

‘Përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës, Presidenti Vuçiç shkoi atje’, thuhet në artikullin e publikuar nga B92. Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin po e fajëson kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin për protestat në Drenicë kundër Vuçiqit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po prêt reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.

‘Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë’, ka thënë Vulini për Tanjug.

Gjithashtu Vulin tha se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që është komandant suprem. Ai tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet.

‘Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet’, ka thënë Vulin, shkruajnë mediat serbe.  ‘Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet’, tha Vulin.

About The Author

Related posts