Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kuq e Zinjtë mposhtin Izraelin 1 – 0 në Elbasan Arena

Kuq e Zinjtë mposhtin Izraelin 1 – 0 në Elbasan Arena

KMA NEWS / Kuq e Zinjtë mposhtin Izraelin 1-0 në Elbasan Arena

Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë rrëmbyen 3 pikët e para në Ligën C, pasi mundën minimalisht 1-0 Izraelin me një super të shënuar nga Taulant Xhaka. Për t’u evidentuar dhe fakti që Thomas Strakosha ishte më i miri në fushë për kombëtaren tonë, pasi bëri shumë ndërhyrje spektakolare.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë që u shfaqën menjëherë të rrezikshëm që në minutën e 4-të, por Strakosha ishte i vëmendshëm duke pritur topin që po i drejtohej cepit të portës. 60 sekonda më pas, Sindrit Guri kontrollon një top të bukur brenda zonës, duke lënë në vend një nga mbrojtësit kundërshtar, ndërkohë që më pas ka goditur fortë përballë portierit, por topi u devijua nga “gardiani” izraelit. Reagimi i miqve është mjaft i mirë me kundërsulme të rrezikshme me Zahavin dhe Dabbur, duke detyruar Strakoshën në minutën e 10-të për të bërë rolin e një qendërmbrojtësi, duke shpëtuar ekipin e tij nga një kundërsulm shumë i shpejt. Në minutën e 25-të kuqezinjtë i afrohen golit sërish me Gurin, por gjyqtari anësor akordoi më parë pozicion jashtë loje. Kuqezinjtë e drejtuar nga Panucci kanë kontrollin e lojës, duke zhvilluar lojën në pjesën më të madhe në fushën kundërshtare. Në minutën e 28-të, Ledion Memushaj shpik një goditje fantastike me një trajektore që vendos në vështirësi portierin, Hajmov, i cili largoi topin në goditje nga këndi.

Në minutën e 30-të Thomas Strakosha bën dy ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke shpëtuar ekipin e tij nga dy gola të sigurt. Mbrojtja kuqezi qëndron e shtangur, ndërkohë që Kayal u vendos përballë portierit shqiptar që tregoi reflekse te shkëlqyera. Në fundin e pjesës së parë Binaku pason mjaft mirë në zonë për Memushajn, i cili kontrollon topin me të djathtën dhe më pas tenton me të majtën, por që ndalet qetësisht në duart e portierit. Në minutën e 40-të, vjen aksioni më kulminant i pjesës s ëparë, teksa Gjimshiti i dhuron topin Zahavit, i cili kaloi dhe portierin Strakosha, por më pas ndal në mënyrë të pabesueshme nga portieri shqiptar dhe më pas u largua nga Veseli. Në barazim pa gola u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë filloi me një zëvendësim, teksa vendin e Gurit e zuri Bekim Balaj.

Këmbëngulja e kuqezinjve do të shpërblehej në minutën e 55-të, pas një aksioni të gjatë në zonë të Memushajt, ky i fundit pason për Taulant Xhakën, i cili me një të djathtë perfekte e dërgon topin në fundin e rrjetës. Një minutë më pas Hyka kroson mjaft mirë në zonë për Balajn, i cili e çoi topin ngjitur me shtyllën. Në minutën e 62-të, Taulant Xhaka del në një kundërsulm të shpejt, jep njëpasim fantastik për Hysajn, i cili përballë portierit me portën gjysmë të boshatisur, e ka dërguar topin jashtë kuadratit.

Kuqezinjtë luajnë mjaft mirë, teksa Xhaka në minutën e 68-të me një lëvizje të bukur hedh një pasim në zonë për Balajn, por bomberi shkodran nuk arrin që ta prekë topin. Izrealitët zgjohen në minutën e 72-të, por Strakosha bën një tjetër ndërhyrje shumë të bukur. Shqipëria mbrohet mirë pas futjes në fushë të Prengës, por kundërsulmon rrezikshëm me Hykën në minutën e 76-të, teksa portieri Haimov detyrohet të fluturojë në cepin e portës për ta devijuar topin. Në minutat e fundit Panucci ndërhyri sërish duke aktivizuar edhe Mavrajn në vend të Veselit për t’i dhënë më shumë eksperiencë ekipit në minutat e fundit të kohës së rregullt. /Rozalb Lika

About The Author

Related posts