Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mbretëria e Bashkuar dhe pasojat e daljes nga Bashkimi Evropian

Mbretëria e Bashkuar dhe pasojat e daljes nga Bashkimi Evropian

KMA NEWS / Britania rrezikon çregullime të mëdha në ekonominë dhe shoqërinë e saj, duke përfshirë tregtinë, transportin, kujdesin shëndetësor dhe të drejtat e shtetasve të saj, nëse del nga Bashkimi Evropian marsin e ardhshëm pa një marrëveshje. Ky është përfundimi i një raporti të ri mbi rreziqet afatshkurtra të një ‘Brexit pa marrëveshje’.

Publikimi i raportit përkon me kthimin e ligjvënësve në Londër pas një pushimi veror gjashtë javësh, për t’u ballafaquar me pasigurinë në rritje rreth marrëdhënieve të ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian.

Britania ka përjetuar verën më të nxehtë në historinë e saj, por një stuhi e madhe politike është duke u formuar ndërsa ligjvënësit britanikë kthehen në Londër.

Marrëveshja për dalje ende nuk është nënshkruar me Brukselin, duke rritur mundësinë e një Brexit-i kaotik më 29 mars të vitit të ardhshëm, thonë autorët e raportit “Britania e Madhe në një Evropë në Ndryshim”.

“Askush nuk dëshiron të mos ketë marrëveshje. Por ka pengesa të mëdha. E para është ajo e kufirit irlandez, ku për momentin qëndrimi i Bashkimit Evropian është se duhet të ketë një trajtim të veçantë për Irlandën e Veriut, të shkruar ligjërisht në marrëveshje, e cila siguron se nuk do të ketë barriera kufitare dhe që ajo të mbetet deri diku e lidhur ngushtë me BE-në”, thotë Jonathan Portes, profesor në Kings College.

Por kjo është e papranueshme për shumë ligjvënës britanikë, të cilët kanë frikë se kjo përfundimisht mund ta shkëpusë Irlandën e Veriut nga Britania e Madhe.

Shumë ligjvënës gjithashtu nuk duan t’ia paguajnë faturën e divorcit prej 50 miliardë dollarësh Evropës, fonde nga detyrimet ekzistuese, pa një garanci për një marrëveshje të ardhshme tregtare. Evropa refuzon t’i jap Britanisë një premtim të tillë.

“Pra, nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Gjëra të tjera të llojeve të ndryshme do të ndikoheshin negativisht më 30 mars, nëse ne nuk arrijmë një marrëveshje.”

Raporti paralajmëron se tregtia me Bashkimin Evropian do të ndeshej me çrregullime të menjëhershme, me mungesa të mundshme në ushqime dhe ilaçe. Çertifikatat e sigurisë për aeroplanët britanikë do të bëheshin të pavlefshme, ndoshta disa fluturime do të anuloheshin. Do të ketë pikëpyetje në lidhje me të drejtat e qytetarëve britanikë që jetojnë në Bashkimin Evropian. Por qeveria këmbëngul se nuk ka të ngjarë të ketë Brexit pa një marrëveshje.

“Ne po ndërmarrim veprime për të shmangur, për të minimizuar dhe për të zbutur këto rreziqe potenciale që të jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo çrregullim afatshkurtër”, thotë Raomin Dominik, Sekretar i Shtetit për dalje nga BE.

Por disa qeveri evropiane po i rezistojnë kërkesave për t’i bërë lëshime Britanisë.

“Ekziston një pikëpamje në Evropë, sigurisht në Francë, Gjermani dhe në Komisionin e BE-së, se çdo lloj marrëveshjeje që do t’i lejonte Britanisë të përfitonte nga lëshimet do të inkurajonte ata që duan shpërbërjen dhe forcat populiste diku tjetër në Evropë”.

Betejat politike u pasqyruan në det të hapur kohët e fundit, pasi peshkatarët britanikë dhe ata francezë u përleshën në La Mansh. Franca ka paralajmëruar se mund të dërgojë marinën e saj për të monitoruar mosmarrëveshjet. Të drejtat e peshkimit janë një problem tjetër që ende nuk është zgjidhur.

Dalja e Britanisë do të diskutohet në një takim të udhëheqësve të Bashkimit Evropian që do të mbahet më vonë këtë muaj në Austri.

About The Author

Related posts