Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mos u nxito zoti Kryeministër!

Mos u nxito zoti Kryeministër!

KMA NEWS / Mos u nxito zoti Kryeministër!

Nuk keni pse acaroheni zoti kryeministër duke kaluar në akuza dhe irritime krejt të panevojshme në lidhje me çka deklaron ish-oficeri i policisë, i cili tashmë jeton jashtë shtetit. Fjala është për Emiljano Nuhu. Policia, siç del nga deklaratat e policisë së shtetit dhe nga dosja e cila ndodhet në prokurori, ka bërë detyrën. Nuk themi në përfeksion, por ka hetuar dhe ia ka çuar mënjëherë çështjen organit të prokurorisë së Krujës. Prokuroria nuk varet nga ju ligjërisht zoti kryeministër, ndaj nuk keni pse acaroheni dhe humbni qetësinë.

Ju thatë sot në Korçë se “Do ta ndjekim këmba-këmbës këtë horr”. Nuk vepruat mirë.

Natyrisht rasti është skandaloz pasi është dhunuar një vajzë, e aq me tepër jetime. Por hetimi tashmë duket se po vazhdon në sajë të denoncimit të oficerit Nuhu. Si qeveri nuk keni më shumë në dorë në këtë çështje derisa prokuroria është institucion i pavarur kushtetues. Apo prokuroria varet nga Ju?!

Mazhoranca dhe në këtë rast qeveria juaj duhet të nxisë hetim sa më të shpejtë, ti siguroni ruajtje vajzës nga shërbimet policore si dhe të kërkoni që deputeti i PS-së, nëse del i implikuar në fshehjen e së vertetave, të largohet nga PS. Bile edhe me tepër se kaq, por të presim.

Mundet që ish-oficeri ta ketë bërë për azil politik. Mundet! Mundet të sajojë për Taulant Ballën, edhe kjo mundet. Por nga ai morëm vesh se vajza ishte dhunuar dhe mbajtur sekret rasti i frikshëm ku një femër keqtrajtohet, bile masakrohet, nga një djalë politikani, kurse prokuroria hesht.

Irritimi juaj mos ka lidhje se nga kaseta e policisë, e cila po hetohet, mund të kenë qenë vertetë deputetët në komisariat për ti bërë presion oficerit të policisë?

A.Marku

About The Author

Related posts