Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndahet nga jeta Leo i vogël, tifozi më i veçantë i Partizanit

Ndahet nga jeta Leo i vogël, tifozi më i veçantë i Partizanit

KMA NEWS / Ndahet nga jeta Leo i vogël, tifozi më i veçantë i Partizanit

E enjtja ka nisur e trishtë për të gjithë tifozët e Partizanit. Leo Cara, tifozi i vogël tetraplegjik që nuk mungonte në asnjë ndeshje të të kuqve, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Tifozët e kuq e kishin Leon bashkudhëtar në çdo sfidë, kur i shoqëruar nga babai i tij, Dashi Cara, nuk mungonin as në transfertat më të largëta. Tifozët dhe lojtarët e kuq do të kenë një engjëll më shumë që do të kujdeset për ta!

“Engjëlli i babit u largua nga jeta. Gjithmonë i pazëvendësueshëm do jesh o Leo i babit. U prefsh ne paqe Leo. Do të kujtoj gjithmonë sa te kem frymë”, shkruan në një postim në rrjetet sociale babai i vogëlushit, Dashi Cara.

Lidhur me ndarjen nga jeta të Leos një reagim prekës ka pasur dhe gazetari Dritan Laçi, i cili premton se në derbin e nesërm mes Tiranës dhe Partizanit do bëjë tifo dhe për të voglin.

‘’Ky mengjes erdhi zemerthyer per familjen tone te madhe te Partizanit. Leo, djaloshi me karroce me rrota qe nuk linte ndeshje te Partizanit pa pare, sot mesova qe humbi betejen me jeten. Ndihem me te vertete I pikelluar. Leo e priste me padurim derbyn Partizani Tirana. Leo te premtoj qe neser ne stadium do bej tifo edhe per ty. Qofsh I parajses. Ngushellime familjes Cara per kete humbje!”, shkruan Laçi.leo I-VOGLI-720x405

About The Author

Related posts