Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shqiptarët e Maqedonisë, rol vendimtar në referendumin e të Dielës

Shqiptarët e Maqedonisë, rol vendimtar në referendumin e të Dielës

KMA NEWS / Shqiptarët, rol vendimtar në referendumin e Maqedonisë

Të dielën më 30 shtator qytetarët e Maqedonisë do tu drejtohen kutive të votimit për një referendum jo-detyrues, lidhur me ndryshimin e emrit të vendit në Maqedonia e Veriut. Në se votuesit do t’i thonë “PO” ndryshimit të emrit, kjo do t’i hapte rrugën vendit drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian:

Maqedonia nuk ka qenë kurrë para një sfide të tillë që nga shpallja e pavarësisë.

Qytetarëve u duhet të pranojnë ndryshimin e emrit të vendit, ose të hedhin poshtë marrëveshjen e arritur për këtë çështje me Greqinë.

Në se referendumi është i suksesshëm, ai do t’i hapë rrugën vendit ballkanik drejt anëtarësimit në NATO, megjithë kundërshtimin e madh të Rusisë.

Numri i popullësisë shqiptare në Maqedoni shkon rreth 1 milion banorë, të cilët janë pro marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë. Vota e tyre është shumë e rëndësishme për referendumin, pasi rezultati përfundimtar mund të varet prej tyre.

Qytetasrët maqedonas me kombësi shqiptare mendojn  se vota e tyre synon që me ndryshimin e emrit, Maqedonia të integrohet në NATO dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.” Ata duan një rezultat pozitiv, por që të arrihet kjo duhet një pjesëmarrje sa më e gjerë në votim nga shqiptarët.

Ali Ahmeti, udhëheqësi  i Partisë shqiptare BDI, partnere në koalicionin qeveritar të Maqedonisë, tha se qytetarët do të votojnë “PO” në referendum, për paqen dhe stabilitetin e vendit.

Në një intervistë me “Associated Press” të martën, Ali Ahmeti tha se “Nuk ka një plan B”.

“Unë mendoj se nuk ka një plan B dhe nuk dua të mendoj për të, sepse nuk dua t’i kthehemi së shkuarës. Ajo është e dhimbshme dhe nuk duhet përsëritur. Ne duhet të mësojmë nga e kaluara e dhimbshme dhe të vendosim për brezat e ardhshëm.”- tha Ahmeti.

Ai tha se nga takimet që ka patur me banorët, ai ka bindjen se shqiptarët do të dalin në referendum dhe do të votojnë për paqen dhe stabilitetin e vendit:

“Nga takimet që kam patur me qytetarët, kam besimin se shqiptarët do të dalin në referendum. Shumica e tyre do të votojnë “PO”. Ata do të votojnë pro NATO-s, për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, do votojnë për të ardhmen, për paqen, stabilitetin dhe sigurinë,”– tha zoti Ahmeti.

Shkupi dhe Athina arritën një marrëveshje në qershor, pas muajsh me negociata të vështira dhe Parlamenti i Maqedonisë e miratoi marrëveshjen në korrik.

Në se votuesit e mbështesin marrëveshjen në referendum, hapi i mëtejshëm për Maqedoninë do të jetë ndryshimi i kushtetutës.

Hapi i fundit për pranimin në NATO, është ratifikimi nga parlamenti i Greqisë, vetëm pasi Maqedonia të përfundojë të gjitha procedurat e nevojshme.

Pyetja që do t’u përgjigjen votuesit të dielën është në se janë në favor të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe në NATO, përmes prnaimit të marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.

About The Author

Related posts