Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shqiptari që u vjen në ndihm të huajve që aplikojn për nënshtetësi italiane

Shqiptari që u vjen në ndihm të huajve që aplikojn për nënshtetësi italiane

KMA NEWS / Shqiptari që u vjen në ndihm të huajve që aplikojn për nënshtetësi italiane

Një aplikacion që u vjen në ndihmë falas emigrantëve për marrjen e shtetësë italiane është krijuar nga Av. Ermir Lushnjari me origjinë nga Fieri.

Pas diplomimit si jurist shqiptaro-italiani Lushnjari, krijon App-in e pare që u vjen në ndihmë të huajve për aplikimin për nënshtetësi italiane.

Avokati Lushnjari, i cili merret kryesisht me fushën e Legjislacioni mbi Imigracionin dhe Specializimin, ka hedhur në internet një aplikacion, i cili mund të shkarkohet falas nga të interesuarit, duke ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre emigrantëve kryesisht bashkatdhetarëve të tij shqiptarë, ku u ofron ndihmesën për të lehtësuar aplikimin dhe marrjen e shtetësisë italiane.  Aplikimi, të cilin ai e ka pagëzuar me emrin “Çaj Mali”, një pije e ngrohtë që njihet si pije tradicionale shqiptare dhe ballkanike, ku perms tij përcjell informacione të rëndësishme dhe të vlefëshme mbi legjislacionin e imigracionit dhe kryesisht për marrjen e nënshtetësisë italiane, duke i  përditësuar vazhdimisht, në mënyrë të thjeshtë dhe të menjëhershme, si dhe duke arritur të japë përgjigje të personalizuara dhe profesionale.

majko_lushnjariKy veprim i Lushnjarit është përshëndetur dhe vlersuar edhe nga Ministri shqiptar  i Diasporës Pandeli Majko, i cili e ka pritur në një takim të veçantë në Tiranë, në instirucionin që ai drejton.

«Me këtë Aplikacion ai u bën thirrje të gjithë atyre që kanë nevoj, se vetëm duke harxhuar pak kohë mund të kujdesen për procedurën e aplikimit, për nënshtetësi pa qenë e nevojshme që të humbasin kohë dhe pa dëmtuar xhepin e tyre.

Fillimisht teksti ishte hartuar në gjuhën e kombësive të ndryshme: kineze, ruse, afrikane, amerika e jugut etj. Por shumë shpejt arrita ta realizojë në italisht në një formë më të kuptueshme, siç thotë Lushnjari

Sikur se dihet parakushti kryesor për kërkesën e natyralizimit (nënshtetësisë) nga shqtetasit e vendeve të treat është që të kenë qëndrim në Itali jo më pak se 10 vite pa ndërprerje. Praktikë e cila kalon nëpër zyra të ndryshme si: Stacionin e Policisë, Prefekturë, Ministri, gjë e cila bënë që të zgjat me vite të tëra. «Kërkesat më të përsëritur janë sugjerimet për të përshpejtuar hetimin» – thekson avokati Lushnjari. Ndërkohë aplikacioni që ka ndërtuar Ermiri, sapo të vendosni të dhënat në formular, jo vetëm ju lehtëson, por ju jep mundësinë që të verifikoni për punë sekondash ecurinë e procesit. Gjithçka gjenerohet automatikisht: modelet e plotësuara për t’u përcjellë për të kërkuar dokumente. Me kusht që të mos ketë pengesa. Gjithashtu aty keni edhe module të tjera për të kërkuar përgjigjen.

“Ligji aktual që rregullon ardhjen e të huajve në Itali është një paradoks. Nëse u lejohet të vijë tek ata që e dinë se kanë një punë, çdo gjë do të ishte e thjeshtë, pa ra pre e sekserve të paligjshëm. Njerëzit që kërkojnë të kenë një shans në jetë, do t’i paguajnë të njëjtat shifra shtetit italian dhe jo kontrabandistëve dhe prodhuesve të dokumenteve të rreme. Kjo do të ishte gjithashtu mënyra më e mirë për të vënë krimin e organizuar shqiptar jashtë veprimit në Itali”.

Lushnjari është i bindur, duke bërë gjithçka të funksionojë me më të mirën e mundëshme. Ai me përpjekjet e tij ja arriti të kontribuoj duke ju ofruar kështu një ndihmes të çmuar emigrantëve shqiptarë dhe të huajve të tjerë.

Kush eshte Ermir Lushnjari:

42044270_312969255952967_216570204027617280_nAi ndihet i lumtur dhe krenar kur mendon historinë e tij. Padyshim që ishte një udhëtim i gjatë dhe i suksesshëm falë aftësive të tij, ku fitoj një përvojë të madhe të cilën tani e ve në shërbim dhe ndihmë të qytetarëve të tjerë që aspirojnë të bëhen nënshtetas italianë. Ermir Lushnjari 35 vjeç, ka lindur në Fier dhe në viti 2011 ka marrë nënështetsinë italiane. Prej njëzet vitesh ai jeton në Verbania të Italisë, ku edhe bashkëpunon me studion e avokates Paola Zanoia qëp nga viti 2014. Ai pohon se ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu. Lushnjari, arriti në shtetin fqinjë ilegalisht me anije, duke shmangur kontrollet rutinë portuale. Familja e tij nëna, babai, motra dhe vëllai më i madh jetonin prej disa vitesh në Verbania.

Pasi u vendos në Verbania, si një i mitur me prindërit tashmë në Itali, nuk e pati shumë të vështirë të merrte leje për të qëndruar, por pa mundësinë për t’ju përkushtuar ekskluzivisht shkollës. Për një vit rresht ai punoi në një lavazh makinash, ku më pas për njëmbëdhjetë vite të tjera punoj në një punishte zdrukthtarie. Ndërkohë që ditën punonte, gjatë natës ia kushtonte kohën studimit duke arritur që në moshën 22 vjeçare të diplomohej në Liceun Linguistik. Më pas Lushnjari u regjistrua në shkollën trevjeçare, ku pas dy vitesh mori gradën e magjistraturës dhe hoqi dorë nga zdrukthtaria. Puna e tij tani konsiston në këshillim ligjor, përkthime dhe interpretime për gjykatën e Verbanisë.

About The Author

Related posts