Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Aksident i rëndë në Nju Jork: 20 të vrarë nga përplasja e Limuzinës

Aksident i rëndë në Nju Jork: 20 të vrarë nga përplasja e Limuzinës

KMA NEWS / Aksident i rëndë në Nju Jork: 20 të vrarë nga përplasja e Limuzinës

Një përplasje e një limuzine në shtetin e Nju Jorkut të dielën, shkaktoi vdekjen e 20 personave, bëjnë të ditur burimet zyrtare në SHBA .

Një person që kishte dijeni për hetimin i tha agjencisë Associated Press se 18 nga viktimat ishin në limuzin dhe dy ishin kalimtarë. Personi nuk ishte i autorizuar të diskutonte informacionin publikisht dhe foli në kushtet e anonimitetit.

Zyrtarët lokalë i thanë gazetës “Times Union of Albany”, se një limuzinë që po ecte me shpejtësi goditi kalimtarët të shtunën pasdite në Schoharie, rreth 270 kilometra në veri të Nju Jorkut.

Policia e shtetit të Nju Jorkut, e konfirmoi të dielën numrin e të vdekurve dhe tha se dy makina ishin përfshirë në aksident.

Dëshmitarët përshkruan kaos dhe thanë se kishin parë shumë autoambulanca dhe punonjës të tjerë të ndihmës së shpejtë.

Autoritetet nuk i bënë publike emrat e viktimave ose detaje të tjera.

About The Author

Related posts