Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrest për autorët e audiopërgjimit të vllait të Fatmir Xhafës

Arrest për autorët e audiopërgjimit të vllait të Fatmir Xhafës

KMA NEWS / Arrest për autorët e audiopërgjimit të vllait të Fatmir Xhafës

Gjykata pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të rënda për lëshimin e urdhërit të arrrestit ndaj dy personave të përfhsirë në audio-përgjimin e bërë publik disa muaj më parë, sipas të cilit vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj rezultonte i përfshirë në trafik droge. Sipas Prokurorisë dyshohet se e gjitha ka qenë një inskenim, për të cilin është dhënë masa arrest me burg ndaj Albert Veliut, i cili pohoi se kish biseduar me vëllanë e mministrit, si dhe Fredi Alizotin, i cili dyshohet që gjatë përgjimit të jetë hequr si vëllai i ministrit. Detyrim paraqitje dhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili deklaroi se ishte autor i audiopërgjimit si pjesë e një investigimi gazetaresk.

Fillimisht ishte Partia Demokratike ajo që bëri publike bisedën që sipas saj ishte zhvilluar mes Albert Veliut (i quajtur Bashkëpunëtori X) dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Teksti i bisedës linte të kuptonte për një marrëveshje për trasnportin e një sasie marijuane drejt Italisë. Më pas ishte vetë Albert Veliu që u shfaq në një intervistë ku pranonte se kishte takuar Agron Xhafaj dhe se kish biseduar me të, e se madje ky i fundit dhe e kish ndihmuar, për transportin e drogës. Deklarimet e Veliut megjithatë ishin kontradiktore, dhe këto kontradikta u shtuan më tej pasi gazetari Jetmir Olldashi, doli publikisht duke shpjeguar se kish qenë ai që i kishte vënë përgjuesin Veliut, pasi po kryente një hetim gazetaresk mbi rrjetet e trafikut të marijuanës në Vlorë.

E gjithë historia u shoqërua me polemika të forta, kërkesa të opozitës për dorëheqjen e ministrit, dhe akuza se kishte marrë në mbrojtje të vëllanë i cili kishte qenë i arrestuar në vitin 2002 në Itali, dhe më pas i dënuar për pjesmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun e drogës. Agron Xhafaj, deklaroi se nuk kishte bërë asnjë bisedë me Veliun, ndërsa shkoi në Itali për të vuajtur dënimin.

Hetimet e zhvilluar nga Prokuroria duket se kanë zbuluar një tjetër skenar. Ajo dyshon se gjithshka ka qenë një inskenim mes Veliut dhe një personi tjetër, Fredi Alizoti. Ky i fundit dyshohet që të ketë luajtur “rolin” e vëllait të ministrit në bisedat e rregjistruara. Ndaj të dyve Gjykata vendosi sot masën e “arrestit me burg”. Veliu ndërkohë ndodhet në Kosovë ku u arrestua për kalim të paligjshëm të kufirit e ku ai ka kërkuar azil. Për gazetarin Olldashi është dhënë masa e “detyrimit për paraqitje”. Që të tre akuzohen për “Kallzim të rrem në bashkëpunim”.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha reagoi menjëherë në Twitter, duke shkruar se “kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim”.

Ndërsa kryeministri Rama, sërish përmes rrjeteve sociale, u shpreh se uronte që “arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar, qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”, thekson kryeministri.

About The Author

Related posts