Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Arrestimet për “Babalen”, Basha:Tani, populli në rrugë! Rama: Qetësohu Luli im!

Arrestimet për “Babalen”, Basha:Tani, populli në rrugë! Rama: Qetësohu Luli im!

KMA NEWS / Arrestimet për “Babalen”, Basha:Tani, populli në rrugë! Rama: Qetësohu Luli im!

Nga Qamil Xhani

qamil xhaProkuroria ka kërkuar dje arrestimin e Albert Veliut, personi i njohur me nofkën “Babale” që ishte në qendër të denoncimit të PD me audio-përgjimin kundër Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në maj të këtij viti, deputeti i PD Edvin Salianji, së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi prezantuan në selinë e PD një përgjim të Albert Veliut, ku ky i fundit pretendonte se po bisedonte me vëllanë e ministrit për trafik droge. Denoncimi u quajt nga PD si prova më e fortë që implikonte direkt ministrin Xhafaj dhe kryeministrin Edi Rama në lidhje me krimin. Pas gjashtë muajsh hetime përfundimet e prokurorisë kanë përmbysur krejt situatën e denoncimit. Dje është lëshuar urdhër arresti për Albert Veliu me akuzën për kallëzim të rremë. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi, po për këtë akuzë si dhe pritet që prokuroria të kërkoj hetime të mëtejshme për deputetin Edvin Slainji. Mësohet se prokuroria do kërkojë autorizim nga Kuvendi për arrestimin e tij. Nga verifikimet e Prokurorisë ka dalë një emër i panjohur deri dje për opinionin. Fredi Alizoti është kunati i Albert Veliut. Sipas prokurorisë Alizoti ka shërbyer si “aktor” për të realizuar audio-përgjimin që prezantoi PD-ja në muajin maj. Në dokumentet që prokuroria ka dërguar në gjykatë, rezulton se Albert Veliu dhe Fredi Alizoti kanë sajuar një bisedë të paqenë me vëllanë e ministrit ku flitej për trafiqe. Materiali i është dhënë gazetarit dhe ky i fundit më pas e ka dërguar në PD ku është bërë publik denoncimi. Nëse gjithçka është bërë me urdhër nga PD për motive politike, apo thjesht “Babalja” dhe kunati i tij janë tallur me PD-në, kjo do të zbulohet vetëm gjatë procesit të gjykimit. Por fakti është se sot, sipas asaj që thotë Prokuroria, rezulton se audio-përgjimi me të cilën PD kërkoi largimin e Fatmir Xhafajt dhe rrëzimin e Edi Ramës është një manipulim i trashë. Situata nuk është më në nivelin e deklaratave publike, por kemi të bëjmë me një dokument të Prokurorisë i cili kërkon dënimin me burg të autorëve.

Akuzat nisën si politike dhe krerët e kampeve kryesore politike nuk mund të rrinin jashtë loje pas vendimit të Prokurorisë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e prokurorisë si një skenar që pritej nga kupola e krimit të Ramës. Sipas kreut të selisë blu nga kryeprokurorja që është zgjedhur në detyrë vetëm me votat e Edi Ramës nuk mund të jepej asnjë vendim tjetër. Për kreun e PD, me hetimin ndaj denoncuesve, Prokuroria po mbyllë dhe dosjen e akuzave ndaj vëllait të ministrit. “Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim. Çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet. Tani e ka radhën populli për ta rrëzuar me forcë”,- deklaroi Lulzim Basha. Në të njëjtën linjë ishte dhe reagimi i deputetit Edvin Salianji, i cili është përfshirë direkt në këtë histori. Deputeti i PD-së thotë se qeveria dhe prokuroria nuk kanë bërë ekspertizën e audio-përgjimit në një laborator të besuar dhe për pasojë kanë rrëzuar provën kryesore të denoncimit. “Hetimi provoi se prokuroria, në vend që t’i shërbejë zbulimit të së vërtetës, mbron krimin e organizuar, të lidhur direkt me qeverinë”,- deklaroi Salianji.

Ndërsa kreu i PD-së e cilësoi si dështim të drejtësisë vendimin e Prokurorisë, Kryeministri Edi Rama shprehet etuziast për punën e prokurorisë. Për kreun e qeverisë, vendimi për arrestimin e personave të përfshirë në këtë histori është fillimi i drejtësisë. “Uroj që arrestimi i aktorëve të “Babale 1” të jetë fillimi, jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë! Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”,- deklaroi kryeministri në një reagim në Tëitter.

Veç padisë së prokurorisë për rastin “Babale”, kryeministri paralajmëroi dhe zhvillime të reja për denoncimet e tjera të Partisë Demokratike. “Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio. Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”,- deklaroi kryeministri Edi Rama. Nuk është e qartë se çfarë ka në dorë Edi Rama, por zelli për të reaguar ndaj PD-së tregon se Prokuroria, mesa duket, raporton fillimisht në Kryeministri para se të firmosë dokumentet dhe procedimet penale.

Por për t’u kthyer në rastin e audio-përgjimit të “Babales”. Prokuroria ka arritur ta faktojë si manipulim dhe ky është një skandal që godet politikisht e ligjërisht direkt PD-në.

Tani pritet që Basha të nxjerrë popullin në rrugë.

About The Author

Related posts