Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Arrestimi i Rexhep Rrajës”, ish Min. i Drejtësisë ka 6 pyetje për Prokurorinë

“Arrestimi i Rexhep Rrajës”, ish Min. i Drejtësisë ka 6 pyetje për Prokurorinë

KMA NEWS / “Arrestimi i Rexhep Rrajës”, ish Min. i Drejtësisë ka 6 pyetje për Prokurorinë

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pas kërcënimit të oficerit të Policisë Emiljano Nuhi dhe kërkesës për mbështetjen e prokurorisë nga Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar shpjegime publike duke drejtuar 6 pyetje për prokurorinë, ku e nxjerr tërësisht të zbuluar këtë të fundit, se po vepron si një prokurori e varur nga qeveria.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

ylli-manjani-620x442“Asnjë fjalë mbështetëse për Prokurorinë”- ankohet Kryeministri për opozitën.

Po për çfarë u dashka mbështetur Prokuroria Politike e Tij?! Që arrestoi (me vendim gjykate) djalin e deputetit (i partisë-shtet) 2 muaj pas ngjarjes?!

Apo që u detyrua të ndërmerrte veprime vetëm pasi çështja u bë publike! Për këtë duhen thënë “fjalë të mira”?!

Jo jo, Prokuroria duhet të japë spjegime publikut mbi këto pyetje:

1. Përse nuk e arrestoi djalin e deputetit që në Korrik kur e dhunoi vajzën?

2. Përse nuk janë sot pas hekurave ata punonjës të policisë Krujë që punuan për ta zhdukur këtë çështje?

3. Përse nuk kanë filluar hetimet për vrasje të mbetur në tentantivë , ose së paku për kanosje për shkak të detyrës për oficerin Emiljano Nuhu?

4. Kur do të thirren për dëshmi Deputeti, Taulanti dhe Kryeministri? Ky i fundit duhet të spjegojë deklarimin publik “do ta ndjekim këmba këmbës këtë horr”…

5. Përse Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu nuk ju përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë Emiliano Nuhu, që ndihej i kanosur?

6. Kush po e ndjek Policin e larguar nga vendi? Kush e fotografoi në vendndodhjen e re? Kush ja dërgoi foton gazetarit për ta bërë publike? (Ky i fundit sigurisht nuk ka përgjegjësi) Me ç’urdhër nëse ndjekja është bërë nga organet e sigurisë?

Pasi të kryejë veprime për të sqaruar këto çështje, do të mund të meritonte mbështetje Prokuroria e Shtetit.

Për momentin ajo është Prokuroria e Pushtetit, ndaj le të mjaftohet me mbështetjen e qeverisë së kriminelëve dhe dhunuesve!

About The Author

Related posts