Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Axhenda patriotike për shpëtimin e PD”/ Elezi dhe Goxhaj: Rimarrim PD-në dhe rrëzojmë Ramën. Kjo është data

“Axhenda patriotike për shpëtimin e PD”/ Elezi dhe Goxhaj: Rimarrim PD-në dhe rrëzojmë Ramën. Kjo është data

KMA NEWS /  “Axhenda patriotike për shpëtimin e PD”/ Elezi dhe Goxhaj: Rimarrim PD-në dhe rrëzojmë Ramën. Kjo është data

Avokati Altin Goxhaj dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës Ibsen Elezi, kanë folur në ‘Fax News’ për atë që ata e quajnë “Axhenda patriotike e shpëtimit të PD”.

Sipas asaj që tha Goxhaj kjo është një axhendë me një plan të mirëpërcaktuar që shpjegon se Lulzim Basha e ka vjedhur karriken e Partisë Demokratike dhe kjo e vërtetuar edhe me dokumente. Sipas tij analiza ka treguar se të gjitha veprimet e bërë nga Bashan ë krye të PD-së tregojnë se kanë qenë të gabuara.

Por Goxhaj deklaroi se PD në këtë situatë po shkon drejt dekompozimit si dhe duke shkatërruar opozitën, ka një axhendë të fshehur antiamerikane.

 “Jemi tek faza e shpjegimit. Shpjegimi tregon që një kryetar punon kundër partisë së tij, dhe argumentat që janë përpunuar tregojnë këtë. Analiza ka treguar se të gjitha veprimet e Bashës kanë qenë të gabuar. PD po shkon drejt dekompozimit, duke shkatërruar opozitën, kjo parti ka një axhendë të fshehur antiamerikane.Basha nuk është kryetarë i Partisë Demokratike e ka vjedhur karriken duke falsifikuar dokumente e procesverbale”, tha Altin Goxhaj.

Ndërkohë nga ana tjetër Ibsen Elezi iu rikthye sërish protestës së Kukësit kundër vendosjes së tarifës, ku u shpreh se PD e tradhëtoi këtë protestë.

Sipas Elezit sot jemi në kushte kur demokracia është cënuar rëndë dhe se Rama duhet rrëzuar nga pushteti, por që të rrëzohet Rama për të shpëtuar nga kjo katrahurë duhet një ristrukturim i opozitës.

Ai tha se sot jemi kthyer në vitet 90’ dhe duhet një protestë e fuqishme si ajo e 8 dhjetorit 1990 për të rrëzuar Ramën. Rama sipas tij duhet të rrëzohet në 8 dhjetor të këtij viti.

“Edi Rama duhet të rrëzohet më 8 dhjetor, ditën e rinisë”, tha Elezi. I pyetur nëse kërkohet rithimelim i Partisë Demokratike, ai deklaroi se PD është themeluar njëherë, por thjeshtë kërkohet ridimensionimi i saj”, u shpreh ai.

Elezi deklaroi se ky është një moment historik për të rimarrë Partinë Demokratike dhe për të kthyer shpresën në vend.

Ibsen Elezi dhe Altin Goxhaj shpjeguan se Edi Ramës do t’i kërkohet dorëheqja dhe formimi më pas i një qeverie teknike për të garantuar zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme bashkë.

“Ne i themi Edi Ramës të largohet me çfarë ka dhe më pas të vendoset një qeveri teknike, me njerëz që janë mbi palët dhe të bëhen zgjedhjet”, tha Ibsen Elezi

Goxha theksoi se më 8 dhjetor do të jenë mijëra njerëz që do të dalin në shesh pasi nuk kanë rrugë tjetër, ose të ikin nga Shqipëria.

Video:

https://www.faxweb.al/axhenda-patriotike-per-shpetimin-e-pd-elezi-dhe-goxhaj-rimarrim-pd-ne-dhe-rrezojme-ramen-kjo-eshte-data/

About The Author

Related posts