Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ekstremisti Kaçifas, “shteti i leshit, politika e degjeneruar” dhe shqiptarët e pambrojtur!

Ekstremisti Kaçifas, “shteti  i leshit, politika e degjeneruar”  dhe shqiptarët e pambrojtur!

KMA NEWS / Ekstremisti Kaçifas, “shteti  i leshit, politika e degjeneruar”  dhe shqiptarët e pambrojtur!

Nga Kujtim VANI

Vrasjes së minoritarit grek, Kostandinos Kaçifas i cili u vra në fshatin Bularat të Gjirokastrës më 28 tetor nga forcat speciale shqiptare RENEA, pasi hapi zjarr me armë automatike kundër tyre, po i bëhet një jehonë e madhe nga të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia duke përfshirë jo vetëm mediat dhe qeveritë, por edhe qarqet e ndryshme politike.

Është e pa kuptueshme sepse një interesim përtej normales, për një ngjarje që nuk ka asnjë lloj lidhje me politikën dhe diplomacinë, aq më shumë në kontekstin që po replikohet.

Një qytetar grek, shqiptar, amerikan apo çfardo shteti tjetër  i veshur me uniformë ushtarake dhe i armatosur ushtron terror dhe madje qëllon edhe kundër policisë, në çdo vend të botës demokratike dhe komuniste, apo çfardo llojë sistemi tjetër do të ishte eleminuar fizikisht, ashtu edhe siç ndodhi. Këtu mbyllet edhe kapiturlli i kësaj ngjarje.

Nëse është për të kërkuar llogari duhet pala shqiptare ti kërkoj asaj greke, ku ti kërkojë se:

Çfar donte shtetasi helen me uniformë ushtarake greke dhe i armatosur me armë automatike tip snajper në territorin shqiptar?

Ku u përgatit dhe u formua me idetë ekstremiste, dhe nga kush u pagua që të flijonte veten për të ngritur flamurin gret mes dhjetra flamujve të tjerë që u ngritën normalisht dhe pa pengesë e pagesë?

Shteti grek në vend se të shantazhoi Shqipërinë, do ishte më mirë sikur të ngrej një grup hetimor dhe të gjej shkakun se kush e instruktoj, pagoj dhe dergoj Konstandinin me mision në Shqipëri? Gjë të cilën duhet ta bëjë edhe shteti ynë.

Pra nuk është çeshtja se si u vra dhe kush e vrau 35 vjeçarin, se ajo dihet se e vran ato që e kishin për detyrë dhe e kryen me sukses atë.

Po shërbi informativ shtetror i Shqipërisë, ku ishte? Ao vetëm merret duke përgjuar kundërshtarët politik dhe çeshtjes kombtare bëj naftën?

Gjë tjetër që të bënë përshtypje në këtë histori  është se shteti dhe politika shqiptare po i bëjnë një jehonë të madhe ngjarjes sa grekët janë gati ta shpallin hero. Po si ka mundësi, që ky shteti ynë nuk e ka ngritur zërin në asnjë moment, kur janë vra me dhjetra emigrantë shqiptarë në Greqi nga policia greke, bile shumica të pafajshëm, pa përjashtuar edhe dhjetra të tjerë të vrarë nga qytetarët  grek?!

Dënojmë veprimin e shëmtuar të disa  tifozëve shqiptar në ndeshjen Skënderbeu – Partizani ku shpalosën një pankartë me mbishkrimin Një grek më pak, një bastard më pak.

Kjo është një parullë e huazuar nga Greqia kur vriteshin shqiptarë të pafajshëm, për të cilët shteti dhe politika shqiptare asqë e kanë vënë ujin në zjarrë!

Ngjarja më e freskët dhe e rëndë e ndodhur në Greqi, është ajo e 3 gushtit 2016, ku një 28 vjeçar shqiptar nga Lezha, gjeti vdekjen në një Rajon Policie në Athinë, dhe shteti ynë veçse tentoj ta fsheh ngjarjen nuk bëri as më të voglin reagim, veç ministrit të Drejtësisë së asaj kohe z. Ylli Manjani, i cili pas takimit me palën mbrojtëse, avokatët e familjes së të riut Marnikollaj u shkarkua edhe nga detyra. Pse u shkarkua Manjani?! Sepse shtetit shqiptar nuk i intereson mbrojtja e të drejtave dhe mbrojtja e qytetarëve të vet, gjë për të cilën Manjani thoshte se e kishte detyrim kushtetues.

Ja ku ndryshon rasti i vrasjes së Kaçifas me vrasjen e Marnikollajt:

Kaçifas veç se hapi zjarr ndaj policisë, ishte i parapërkatitur me armë të sofistikuar dhe i veshur me uniformë ushtarake të një shteti të huaj, si dhe rrezikoj jetën e efektivëve të policisë duke i qëlluar me armë.

Ndërsa Marnikollaj u paraqit në polici për të respektuar ligjin, pasi ai kishte një urdhër detyrim paraqitje për të firmosur, ku pas paraqitjes në polici, ku jo veçse nuk doli i gjallë nga aty, por u tentua edhe të varrosej pa dijeninë e familjes dhe të afërmve e shtetit shqiptar, për të fshehur kriminin.

Plot pas 18 ditësh u deklarua nga policia greke ngjarja, dhe sikur thuhet edhe në deklaratë, ishte media shqiptare që e detyroj të dilte me deklarat në faqen e saj zyrtare, ku një meritë të veçantë  për këtë kishte edhe drjetori i një televizioni informativ në Shqipëri,  z. Enton Abilekaj bashkë me gazetarin e tij në Athinë, që i kushtoj një rëndësi të veçantë ngjarjes  duke vënë në lëvizje organet e drejtësisë greke.

Shteti ynë veç heshtjes, tentoj në bashkpunim me palën greke ta fsheh ngjarjen. Ka një njoftim që pretendon pala greke, e cila shërben si një provë e rëndësishme për palën mbrojtëse, por që shteti shqiptar akoma nuk ua ka vënë në dispozicion avokatëve të familjes Marnikollaj, me gjithë kërkesën e vazhdueshme të tyre, shteti ynë tenton të fsheh të vërtetën.

Kush qenka më i rëndësishëm për shtetin dhe politikën shqiptare, rasti Kaçifas, apo ai i Marnikollajt, Karelit e dhjetra shqiptarëve të pastër e të pa fajshëm të vrarë deri më tani në shtetin helen. Disponojmë emrat e të paktën mbi 80 e ca emigrantëve shqiptarë të vrarë në greqi nga policia dhe qytetarët grek, bile edhe emrat e policëve dhe atentatorve, ku një pjesë e policëve vazhdojnë të jenë në punë, bile pa u prekur asnjë qime floku, thjeshtë me pretekstin se u është shkrehur arma pa dashje! A nuk na lind e drejta të themi se kemi “shtet leshi dhe politikanë të degjeneruar”?!

Vrasja e Kaçifas

Kostandinos Kaçifa minoritari grek nga fshati Bularat i Gjirokastrës u vra më 28 Tetor në një përpjekje me forcat e Reneas, që kishin shkuar për ta arrestuar pas ngjarjes, ku ai kishte hapur zjarr me breshëri automatiku ndaj efektivëve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Pas ngjarjes ku qëlloj me armë policinë, menjëherë në Bularat kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë ku filluan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan edhe forcat speciale Renea, aksion ky që përfundoi me vrasjen  e 35-vjeçarit. Autori ishte fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri. Forcat RENEA i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Kaçifa nuk i është përgjigjur thirrjes së herëpashershme të policisë, por ka hapur zjarr me armë duke rrezikuar seriozisht, jetën e efektiveve edhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes ishte e ulët. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë.35 vjeçari grek.

Për të hetuar ngjarjen është ngritur një grup hetimi me në kryer prokurorinë, që do të verifikojë arsyet e sulmit dhe bashkëpunëtorët e ekstremistit të ardhur nga Greqia. Nga ana tjetër do të merret në analizë operacioni i policisë, ku do të shikohet nëse ka pasur shkelje.

 

 

 

 

 

About The Author

Related posts