Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata e Krujës le në burg djalin e deputetit Rraja

Gjykata e Krujës le në burg djalin e deputetit Rraja

KMA NEWS / Gjykata e Krujës le në burg djalin e deputetit Rraja

Gjykata e Krujës vendosi që të lërë në burg Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, për akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

I riu u shfaq sot i qetë dhe i qeshur në ambientet e Gjykatës, ndërsa mbahej më herët në paraburgimin e komisariatit në Durrës.

Ka qenë prokurorja Elisabeta Imeraj ajo që ka kërkuar që Rraja të qëndrojë në burg, kërkesë e cila është pranuar nga ana e gjykatës.

Masa e sigurisë me burg e konfirmuar ditën e sotme vjen vetëm për akuzën e përndjekjes, ndërsa dënimi maksimal që Rexhep Rraja mund të marrë është 5 vite e gjysmë burg.

Ditën e djeshme vetë Xhisiela Maloku në dy dalje të saj televizive ka dhënë deklarata kontradiktore, duke mohuar që të jetë dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, ndërsa tha se nuk ndihej e rrezikuar për jetën e saj dhe të familjarëve.

Deklarata e Xhisielës janë konsideruar të bëra nën presion nga ana e psikologëve dhe gazetarëve në studio, po që janë mohuar nga vetë Xhisiela.

Ajo nuk ka pranuar që të merret në mbrojtje as nga shteti, duke thënë se në asnjë moment nuk ka qenë e kërcënuar, ndryshe nga deklaratat e saj të bëra në komisariat, ku është shprehur se Rexhep Rraja i ka vendosur armë në kokë dhe e ka rrahur.

Gjatëdaljes nga Gjykata e Krujes, djali i deputetit të PS-së nuk tha asnjë fjalë lidhur me akuzat për dhunimin e Xhisiela Malokut, duke preferuar që  të merret me politikë.

‘’Lulzim Basha ta provojë në votime”, ky ka qenë komenti i vetëm që ka bërë Rexhep Rraja në dalje të Gjykatës së Krujës, për gazetarët që ndodheshin aty që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

About The Author

Related posts