Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Juristi lëshon alarmin: Vendi drejt kaosit e destabilizimit, mungon shteti ligjor

Juristi lëshon alarmin:  Vendi drejt kaosit e destabilizimit, mungon shteti ligjor

KMA NEWS / “Vetingu” ky “shkatërrues” i rendit kushtetues

Nga Avokat Agron Gurabardhi

Shkatërrimi i rendit kushtetues përbën vepër penale. Me të ashtuquajturin “Veting” politika shqiptare shkatërroi atë. Rendi kushtetues presupozon funksionimin normal të institucioneve kushtetuese të vendit. Gjykata Kushtetuese, garantja e funksionimit të shtetit ligjor nuk ekziston më në Shqipëri. Rënia dhe shkatërrimi i kësaj gjykate, në vendin tonë, ka çuar shtetin në cënimin e drejtpërdrejtë të rendit kushtetues. Kjo përbën vepër penale ku përgjegjësit duhet të vendosen pas hekurave.

Arsyet që çuan vendin në një gjëndje të tillë janë:

-Paaftësia e qeverisë dhe e maxhorancës së sotme. -Bashkëfajsia me votimin dhe mosvotimin e saj në favor apo disfavor të kësaj reforme të quajtur “Veting”, nga opozita, si dhe mungesa e fuqisë së opozitës për të ndaluar deri tani veprimet arbitrare të qeverisë. -Paraliza e veprimit qytetar dhe të atij të shoqërisë civile. -Heshtja e çuditëshme dhe e pashëmbullt e zyrtarëve ndërkombëtarë. Shqipëria pa Gjykatën Kushtetuese është në prag të kaosit sepse shteti ligjor ka rënë. Miratimi i ligjeve arbitrare (së fundi ligji mbi teatrin duke anashkaluar këshillin bashkiak) me kartonat e një maxhorance jo të ndërgjegjësuar në shkallën e duhur dhe pamundësia për t’i atakuar ato në Gjykatën Kushtetuese, kanë dëmtuar rëndë demokracinë dhe pluralizmin. Për më shumë, kemi një prokurore të përgjithëshme të përkoshme, e cila ka marr atributet e ish- Prokurorit të Përgjithshëm dhe sipas miratimit të ligjit të vetingut këto atribute nuk duhet t’i i ketë më. Konkrektisht, lëvizjet dhe transferimet e disa drejtuesve të prokurorisë dhe prokurorëve të veçantë, janë veprime arbitrare të kundraligjëshme që cënojnë direkt rendin kushtetues pasi këto atribute i takojnë KLP. Po kështu problem shqetësues është mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë pranë së cilës presin për t’u shqyrtuar mbi 24.000 dosje. Ky mosfunksionim është një tjetër shkatërrim i rendit Kushtetues dhe shtetit ligjor, i cili është në kundërshtim me kërkesat e nenit 6/1 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, por dhe me nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. As në vitin 1992 kur u shëmb pushteti i diktaturës, duke kaluar në pluralizëm, rendi kushtetues nuk ra, ligji funksionoi, ndërkohë që sot ky rend është tronditur. Në Shqipëri të gjithë janë të rrezikuar, çdo shqiptar, çdo qytetar, ish- pronar, pronar, biznesmen madje edhe vetë ndërkombëtarët, pasi nuk ka më shtet ligjor, sepse mungon mekanizmi i frenimit, i korigjimit, dhe i mbrojtjes nga dhunimet e të drejtave themelore apo i garantimit të sigurisë juridike që është Gjykata Kushtetuese. Pratikisht vendi është në kushtet e mungesës së rendit kushtetues. Kaosi mund të shfaqet në cdo moment dhe vendi mund të destablizohet nga përplasjet mes qytetarëve e qeverisë, mes qytetarëve e maxhorancës, mes qytetarëve e pushtetit vendor, mes qytetarëve dhe shtetarëve sepse nuk ka një “mekanizëm të pavarur gjykimi e moderimi” që e ndalon këtë proces destabilizimi. Të pyetur privatisht disa deputetë na thonë: “Kështu e deshën amerikanët!!! Ky është naivitet politik. Amerikanët kontribojnë dhe propozojnë reforma, por ne kemi një sovranitet dhe përgjegjësia direkte bie mbi parlamentarët tanë, të cilët me të ashtuquajturën reformë në drejtësi kanë shkatërruar rendin Kushtetues në Republikën e Shqipërisë, duke shkatërruar institucionin më të rëndësishëm kushtetues, Gjykatën Kushtetuese, duke u përfshirë në këtë mënyrë në kryerjen e veprës penale të shkatërrimit të këtij rendi. Prokuroria mund ta fillojë çështjen dhe kryesisht. Dikush duhet të vendoset pas hekurave. Unë dhe bashkështetasit e mij, sot jemi pa Gjykate kushtetuese. Shteti im nuk ka Gjykatë kushtetuese dhe për pasojë rendi kushtetues mungon dhe për këtë gjëndje të shkaktuar asnjë nuk akuzohet, duke u lënë në heshtje një problem kaq madhor që sjell rrezik kombëtar.

About The Author

Related posts