Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Komando Bilo që egzekutoj një person dhe plagosi dy të tjerë, një qitës i shkëlqyer

Komando Bilo që egzekutoj një person dhe plagosi dy të tjerë, një qitës i shkëlqyer

KMA NEWS / Komando Bilo që egzekutoj një person dhe plagosi dy të tjerë, një qitës i shkëlqyer

Merviol Bilo, komandoja që vrau Fabian Gaxhan në Bllok, ishte një qitës i shkëlqyer. Këtë e tregon edhe një video në emisionin Zoom In ku ai tregon aftësitë e tij. Ai është dekoruar dhe vlerësuar maksimalisht nga shteti shqiptar për angazhimin e tij në forcat komando.

Bilo ishte edhe truproja i këngëtares Elvana Gjata dhe ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Më poshtë do t’ju sjellim videon e 41-vjeçarit regjistruar dy vite më parë për emisionin “Zoom in”.

Kjo është një intervistë e Mervjol Bilo dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando.
Ndër të tjera, ai tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi.

 

Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata dhe viktimës Fabian Gaxha, bodigardi i Ervis Martinaj.

Mervjol Bilo është vleresuar veçanërisht me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet e SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore. Ai ështe njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesë në misione paqëruajtëse në Republikën e Chadit në Afrikë, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjesë e kompanisë luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e në vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftieve në Afganistan..

Sipas burimeve nga Ushtria, Mervjol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qenë pjestar i kompanisë së parë antiterrorr në Forcat e Armatosura.

About The Author

Related posts