Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny

Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny

KMA NEWS / Lirohet udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u lirua nga burgu të dielën.

Ai u ndalua gjithsej për 50 ditë.

Në shtator, ai u lirua nga një dënim prej 30 ditësh për organizimin e një demonstrimi të paautorizuar.

Ditën kur u lirua, u arrestua përsëri për një demonstratë kundër reformave të pensioneve të mbështetura nga qeveria që përfshinte një rritje në moshën e pensionit në 60 vjeç për gratë dhe 65 për meshkujt. Qindra vetë u arrestuan në mbarë vendin gjatë protestave të reformës së pensioneve.

Navalny është përballur me një varg akuzash për aktivitetin e tij në opozitë. Në mars, ai u ndalua nga pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vendit për shkak të një dënimi për krime financiare, akuzat që ai pretendon se ishin të fabrikuara.

About The Author

Related posts