Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mati në Zi: Vriten tre punonjës të Bashkisë dhe një i plagosur

Mati në Zi: Vriten tre punonjës të Bashkisë dhe një i plagosur

KMA NEWS / Mati në Zi: Tre punonjës të Bashkisë janë vrarë dhe një është plagosur 

Qytetarët matjanë po përjeton me pikëllim të madh ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi në vendin e Kastriotve në fshatin Shëlli të Matit.

Katër punonjës të Bashkisë, të cilët po drekonin në një lokal të fshatit janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi Kujtim Koxha, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Fillimisht u fol për një të vrarë dhe 3 të plagosur, por numri i viktimave ka shkuar në 3 ndërsa një tjetër ndodhet ende në gjendje të rëndë nënë kujdesin e mjekëve në Tiranë.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë në vend  shtetasi Mentor Hoxha. Ndërsa Erzen Alija u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur që t’iu mbijetoj plagëve të marra.

Viktima e tretë është shtetasi Hamit Buci, i cili ndonëse është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ka arritur të mbijetoj për shkak të plagëve të marra nga plumbat. Ndërkohë i plagosur ka mbetur Astrit Hani, i cili ndodhet nënë kujdesin e bluzave të bardha në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit në një operacion të mbështetur prej 40 efektiv të forcave blu, të cilët kanë arritur të arrestoj autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë shtetasin Kujtim Koxha. Sipas kryetarit të Bashkisë Burrel mendohet se autori e ka kryer krimin në gjendje të dehur.

Video arrestimi i autorit të ngjarjes

Autori mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shëlliut.

Siç bëhet me dije Koxha ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka gjetur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.

Policia ka marrë në mbrojtje  familjen e autorit të masakrës Kujtim Koxha

Ja se si e përcjell dhimbjen një qytetar me origjin nga Shëlliu, fshati ku ndodhi ngjarja:

Gurë të ZiNJË
@@@@@@@@@
Gurë të ZINJË ranë,
Baroti kot mori dhenë.
Djemtë e rinjë, sot u vranë,
Nga një dorë e pabesueme.

Gjama nisi prap kujen,
Shpatet sonte lidhen zinë.
Çpat ajo dorë e mallkueme,?!
Për me sjellë pabesinë.

As hasmi, ska cpuar sofra,
Çpat arma që çiti sot?
Ata nuk ishim ul në votëra,
Në mes të fshatit u derdh lot

Mbahuni të zezat nana,
Kob i ranë ju ka Rënë.
Gurët e zezë u ban murana,
Një i lëvizur, vret dunjanë.

Fat të zi paskan pas,
Me ja lanë vendit, nji damkë.
Hasemnin se Kanë qasë,
Të parët, për mikun, djemë kan dhënë.

Vendi I’m, Na preve Në besë,
Buken e kripën e bane haram.
Këtë ngjarje se harrojë SA të vdesë.
Forcë familjeve du me ju dhanë

Autori Rustem Beshku (menjëherë pas ngjarjes)

Tre viktimat e masakrës së Shëlliut shpallen “Nderi i Bashkisë Mat”

bashkia-mat Po kështu u kërkua nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Matit që tre punonjësit të shpallen dëshmorë. Ndërkohë Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë

Deklarata e Bashkisë Mat

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 11.10.2018 ora 18:30 pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin “Shlli” me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur, doli me këtë deklaratë:
Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.
Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrës.
Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysmë shtizë.

 

About The Author

Related posts