Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Meta përgëzon Zaevin për votimin e marveshjes së emrit: Hap i duhur drejt BE-së

Meta përgëzon Zaevin për votimin e marveshjes së emrit: Hap i duhur drejt BE-së

KMA NEWS / Meta përgëzon Zaevin për votimin e marveshjes së emrit: Hap i duhur drejt BE-së

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e cilëson votimin e djeshëm në Maqedoni si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në BE e NATO.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti Meta përgëzon qeverinë maqedonase për përpjekjet në rrugën e integrimit.

Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

About The Author

Related posts