Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Ngacmohej nga Xhelal Mziu”: Si e ndihmuam vajzën për tu larguar nga Shqipëria se nuk e mbronte njeri këtu

“Ngacmohej nga Xhelal Mziu”: Si e ndihmuam vajzën për tu larguar nga Shqipëria se nuk e mbronte njeri këtu

KMA NEWS / “Ngacmohej nga Xhelal Mziu”: Si e ndihmuam vajzën për tu larguar nga Shqipëria se nuk e mbronte njeri këtu

Rasti i Xhisiela Malokut, e cila kishte denoncuar për dhunë djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, ka pushtuar opinioni publik dhe median.

Për Xhisielën dhe deklaratat e saj jo shume bindëse u diskutua dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” të Eni Vasilit. Në studio, pjesë e panelit të opinionistëve ishte edhe Mirela Arqimandriti, nga Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Gjatë fjalës së saj ajo solli në kujtesë rastin e një tjetër femre, e cila ishte ngacmuar e përndjekur nga vetë Xhelal Mziu, aktualisht kryetar i bashkisë Kamëz. Arqimandriti u shpreh se vajza që ngacmohej është ndihmuar për t’I bërë letrat e duhur dhe tani jeton jashtë shtetit.

“Ne kemi ndihmuar Ndriçimen që ngacmohej nga Xhelal Mziu. Ajo ka shkuar ka kërkuar ndihmë dhe sot jeton jashtë shtetit. Jeton në Bruksel. I kemi bërë asaj letrat e duhura që ajo të shkonte dhe të mbrohej në Bruksel, sepse nuk e mbronte njeri këtu”, tha Arqimandriti.

About The Author

Related posts