Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përdhunohet dhe vritet gazetarja investigative

Përdhunohet dhe vritet gazetarja investigative

KMA NEWS / Përdhunohet dhe vritet gazetarja investigative

Gazetarja investigative Viktoria Marinova është gjetur e vrarë të shtunën në një park në qytetin verior të Ruse, në Bullgari pranë lumit Danub.

Nuk dihet nëse vrasja ka të bëjë me punën e 30-vjeçares e cila punonte në një stacion televiziv lokal, TVN. Hetimet po shqyrton edhe jetën e saj personale dhe profesionale.

Vrasja e saj tërhoqi vëmendjen jo vetëm në vend por edhe të ndërkombëtarëve . “I tronditur nga vrasja e tmerrshme e gazetares investigative Viktoria Marinova,” shkruan Harlem Desir, përfaqësues i lirisë së medias për Projektin e Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OSBE), ku Marinova ishte anëtare.

“Thirrje urgjente për një hetim të shpejt dhe të plotë. Ata që janë përgjegjës duhet të përballen me organet e drejtësisë”, ishte një tjetër reagim.

Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov u konfirmoi gazetarëve se viktima ishte përdhunuar.

Prokurori rajonal i Ruse Georgi Georgiev tha se Marinova kishte pësuar goditje fatale në kokë dhe kishte gjetur vdekjen duke shtuar se “celularët, çelësat e makinës, syzet dhe një pjesë e rrobave të saj nuk u gjetën”.

Bullgaria konsiderohet vendi më i keq në BE përsa i përket lirisë së shtypit, sipas Reporterëve pa Kufij.

Organizata thotë se gazetarët hulumtues në vend “shpesh janë të nënshtruar ndaj presioneve, nga kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj tyre apo pronës së tyre”.

About The Author

Related posts