Tetor 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Prokuroria kërkon 64 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit

Prokuroria kërkon 64 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit

KMA NEWS / Prokuroria kërkon 64 vite burg për bandën e Emiljano Shullazit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për bandën e Emiljano Shullazit. Burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 64 vite burg në total për pjestarët e kësaj bande, që akuzohen për gjobvënie të ndryshme.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Gilmando Dani, ndërsa 17 vite burg ka kërkuar për Emiljano Shullazin. Po ashtu Prokuroria ka kërkuar nga 11 vite burg për Endrit Qyqja e Endrit Zela, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Në këtë seancë kanë qenë sot të pranishëm dhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe amerikane në vendin tonë.

brenda gjykates polSeanca e sotme është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie të Krimet e Rënda, për të shmangur çdo incident të mundshëm që mund të pengonte përfundimin e seancës.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, nuk kanë qenë fare prezent në seancë, dhe janë përfaqësuar në sallën e gjyqit vetëm  nga avokatët e tyre.

Seanca për Shullazin është shoqëruar më herët nga përplasje të shumta në radhët e prokurorëve, ku shumë prej tyre nuk e kanë marrë përsipër çështjen, çka është shoqëruar me transferime në prokuroritë e rretheve.

About The Author

Related posts