Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Rrëzohet avioni me 189 udhëtarë në Indonezi

Rrëzohet avioni me 189 udhëtarë në Indonezi

KMA NEWS / Rrëzohet avioni me 189 udhëtarë në Indonezi

Një aeroplan i kompanisë Lion Air me 189 udhëtarë dhe ekuipazh në bord u rrëzua në det 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta, thanë zyrtarët indonezianë.

Zhytësit që u dërguan në vendin e ngjarjes arritën të nxjerrin pjesë nga trupat e viktimave ndërsa një zëdhënës postoi në Twitter fotografi, ku dukeshin sende të ndryshme si një telefon celular, libra, çanta dhe pjesë të trupit të avionit të mbledhur nga anijet e kërkim-shpëtimit. Ata thanë se midis udhëtarëve ishin një i mitur dhe dy foshnje.

Agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit është në kërkim të trupit të avionit që u rrëzua në veri të ishullit Java. Një zyrtar i agjencisë tha se nuk ka të mbijetuar.

Aeroplani u rrëzua në ujëra me thellësi 30 deri në 35 metra.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
 Fluturimi JT610 nga Jakarta duhej të përfundonte në qytetin Pangkal Pinang në ishujt Bangka Belitung.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të tij.

Aksidenti është i pari që përfshin një Boeing 737 MAX, një avion i ripërtërirë, i shitur gjerësisht dhe me shpenzime më të vogla të karburanteve.

Prodhuesi i aeroplanit shkroi në twitter se ishte në dijeni të një aksidenti dhe po “monitoronte nga afër” situatën.

About The Author

Related posts