Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Opozita: “Tauland Balla shoqërohet me trafikantë dhe përdhunues”, të përjashtohet nga Delegacioni

Opozita: “Tauland Balla shoqërohet me trafikantë dhe përdhunues”, të përjashtohet nga Delegacioni

KMA NEWS /Opozita kërkon largimin e Ballës nga Delegacioni Parlamentar  i Stabilizim Asociimit: Shoqërohet me trafikantë droge

Opozita kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit me argumentin se: “Shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron pëdhunues me pushtet”

Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkëkryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte çështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me kërkesat kryesorë per hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

About The Author

Related posts