Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sonte në 20.45 Izrael – Shqipëri: Kush është favorite?

Sonte në 20.45 Izrael – Shqipëri: Kush është favorite?

KMA NEWS / Sonte në 20.45 Izrael – Shqipëri: Kush është favorite?

Sonte në orën 20:45, Shqipëria ka përballjen e rëndësishme me Izraelin në stadiumin e qytetit Be’er Sheva. Formacioni me të cilin mund të zbresin në fushë kuqezinjtë e trajnerit Christian Panucci, pritet të jetë i bazuar në skemën 4-4-1-1. Nga informacionet e deri tanishme mësohet se, në këtë ndeshje do të luajnë futbollistët me eksperiencë të kombëtares.

Kombëtarja kuqezi është akomoduar në qytetin Ashkelon, rreth 70 km larg qytetit Be’er Sheva, ku do të zhvillohet ndeshja e mbrëmjes së sotme kundër Izraelit. Përfaqësuesja shqiptare mbërriti në hotel pasditen e së shtunës dhe ka qëndruar e mbyllur, duke mos zhvilluar asnjë seancë stërvitore. I vetmi që ka parë stadiumin ka qenë trajneri Panucci, ku dha edhe konferencën për shtyp.

Sa u përket lojtarëve që pritet të aktivizohen dhe formacionit të mundshëm për ndeshjen e mbrëmjes, në portë pritet të luajë Strakosha; në mbrojtje Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Lenjani; mesfusha pritet të formohet nga Basha, Xhaka, Memushaj dhe Grezda; i vetëm në sulm pritet të jetë Balaj, që me shumë gjasë do të mbështetet nga prapa krahëve prej Uzunit.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri italian, Paolo Mazzoleni. Ekipi izraelit vjen pas triumfit të pak ditëve më parë ndaj Skocisë, me përmbysje rezultati, duke ndalur njëkohësisht një seri prej 4 humbjesh radhazi në shtëpi. Gjithsesi, ajo ishte vetëm fitorja e dytë në 11 ndeshjet e fundit për izraelitët.

Ja disa nga statistikat e të dyja skuadrave:

Problemi kryesor për Izraelin mbetet shënimi i golave, teksa statistikat tregojnë se dy golat e shënuar ndaj skocezëve erdhën për herë të parë që prej marsit të vitit 2017, që kombëtarja e vendit hebre shënon në një sfidë të vetme.

Sa i përket renditjes në FIFA, Izraeli është vetëm 5 vende larg pozicionit më të ulët të regjistruar ndonjëherë (vendi i 98), duke mbajtur aktualisht vendin e 93-të.

Shqipëria, e cila renditet aktualisht në vendin e 57, vuan gjithashtu për shënimin e golave. Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm dy gola në 6 takimet e fundit, ndërkohë që në 25 përballjet e fundit mbahen mend vetëm 3 raste kur ne kemi shënuar 3 ose më shumë gola, dy prej rasteve në fushë të huaj, përfshi edhe triumfin ndaj vet izraelitëve edicionin e kaluar.

Kuqezinjtë kanë gjithashtu një bilanc disi më të mirë jashtë fushe, sesa kur luajnë brenda. Konkretisht bëhet fjalë për 4 fitore, një barazim dhe 5 humbje në ndeshjet e luajtura jashtë dhe 3 fitore, një barazim e 6 humbje në takimet brenda.

Por, statistikat tregojnë gjithashtu se në sfidat e luajtura jashtë Shqipërisë, kuqezinjtë janë edhe më argëtues, pasi në 10 takimet e fundit jashtë është regjistruar një mesatare prej 2.8 golash për ndeshje.

Nëse duhet të veçojmë dy lojtarë për t’u pasur kujdes, ata janë Ben Sahar për Izraelin, i cili udhëhoqi ekipin ndaj Skocisë, si dhe Bekim Balaj, golashënuesi më i mirë me 4 gola i skuadrës aktuale të Shqipërisë.

Në 3 përballjet e drejtpërdrejta mes këtyre dy ekipeve janë regjistruar 9 kartonë të verdhë dhe 2 kartonë të kuq. Por, për izraelitët ka pasur vetëm një ose asnjë kartona në 7 prej 10 ndeshjeve të fundit. Ndërsa kuqezinjtë regjistrojnë edhe një tjetër statistikë: 61% e golave në 10 ndeshjet e fundit janë shënuar në pjesën e dytë.

About The Author

Related posts