Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Briken Calja renditet i gjashti në Botë, duke thyer 5 rekorde kombëtare

Briken Calja renditet i gjashti në Botë, duke thyer 5 rekorde kombëtare

KMA NEWS / Briken Calja renditet i gjashti në Botë, duke thyer 5 rekorde kombëtare

Briken Calja ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, duke u renditur i gjashti në peshën 73 kg mes një rivaliteti të lartë. Menjëherë pas garës ai ka shkruar në faqet e tij në rrjetet sociale:

“Një paraqitje e kënaqshme dhe rezultat mjaft i mirë duke pasur parasysh gjendjen time fizike dhe konkurrencën e fortë në peshën deri në 73 kg. Një fitore më vete është mposhtja e kampionit olimpik dhe thyerja e 5 rekordeve kombëtare edhe pse në gjendje jo të mirë fizike.

Falënderim i veçantë për doktorin më të mirë Gjeorgjian, Gio Tchintcharauli, falë të cilit u riktheva në garë përsëri për shkak të dëmtimit që kisha në kofshë. Gjithashtu faleminderit stafit tim për punën e palodhur, Sokolin & Geraldin. Falënderoj Cufo Fitness Center & Mojo Production dhe Federatën e Peshëngritjes.

Mbi të gjitha një falënderim të madh familjes sime.

Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë vend dhe këtë flamur, të nderoj gjithë ata që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen! ”- është mbyllur kështu postimi i Briken Caljas pas fitores morale në këtë garë.

Kampionati botëror i peshëngritjes nuk arriti të sjellë medalje për Shqipërinë as këtë të diel, me Briken Çaljen që mbeti jashtë podiumit pavarësisht një provë pozitive. Shtangisti kuqezi garoi në baterinë A në peshën deri në 73 kilogramë, por edhe pse dëmtimet e fundit e kushtëzuan, provoi të rivalizojë më të mirët, edhe pse pa sukses.

calja

Në shkëputje, Çalja ngriti me sukses shtangën në dy provat e para, por në të tretën vuajti një dëmtim në këmbë, që iu shtua problemeve muskulare. Në këtë disiplinë ai mori vendin e 6. Në shtytje, peshëngritësi shqiptar thuajse përsëriti të njëjtën paraqitje, në fillim duke entuziazmuar me dy tentativa të suksesshme dhe më pas duke dështuar në atë vendimtare.

Kinezi Shi Zhijong u rendit i pari në dygarësh ndërsa Çalja e mbylli në vendin e 7. Të hënën do të garojnë dhe dy peshëngritësit e tjerë shqiptar, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, të dy në peshën 81 kg. I fundit që ngjitet në pedanë në botërorin e Ashgabatit në Turkmenistan, është Krenar Shoraj në 6 Nëntor.

About The Author

Related posts