Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dua Lipa, artisja e madhe që shkruan histori në muzikën britanike

Dua Lipa, artisja e madhe që shkruan histori në muzikën britanike

KMA NEWS / Dua Lipa, artisja e madhe me origjinë shqiptare që shkruan histori në muzikën britanike

Muzika britanike njihet si një ndër më kryesoret në arenën botërore, nga e cila kanë dalë emra të mëdhenj.

Së fundmi pjesë e kësj “shtëpie” është bërë edhe këngëtarja e madhe shqiptare Dua Lipa.

Artistja e famëshme Dua Lipa po shkruan histori dhe rekorde në muzikën britanike dhe atë botërore. Ajo nuk po di të ndalet me çmimet fituese duke i suprizuar çdo  ditë fansat e saj.

Ditën e djeshme Dua ka njoftuar për sukseset e saj më të fundit, ku ka fituar 3 çmime.

“Çfarë nate! Tre çmime! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’  Faleminderit

LOS40MusicAwards  për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndajë të gjitha me juve nesër po sot  VERË” ka shkruajtur Dua në postim.

Gjithashtu kujtojmë se këngëtarja sapo ka publikua bashkëpunimin me këngëtarin e njohur Andrea Boçelli ‘ If only’ që në pak kohë ka marrë mijëra klikime në Youtube.

Kujtojmë se muzika në Angli, arriti një vit rekord në 2017, falë artistëve si Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Harry Styles, apo Rag’n’Bone Man.

Barometri i matjes muzikore në Mbretërinë e Bashkuar tregoi se të ardhurat nga muzika britanike u rritën me 7 % duke arritur një nivel rekord prej 2.6 miliardë paund.

Albumi i tretë i Ed Sheeran, Divide, me hite si “Shape of You” dhe “Perfect”, ishte më i shituri i vitit të kaluar.

Ndërsa u ndoq nga albumi ‘Human’ i Rag ’n’ Bone Man dhe albumi i dytë i Sam Smith në vendin e pestë.

Ylli i muzikës pop Dua Lipa shtoi suksesin duke u bërë artistja më e transmetuar në Spotify në 2017, duke mposhtur Rihanën dhe Taylor Swift.

Ka pasur edhe një paraqitje nga Harry Styles, i cili siguroi vendin e nëntë me albumin e tij të debutimit.

Eventet live si turnet apo festivalet sollën 1 miliard dollarë të ardhura, duke përfshirë turnet botërore të The Rolling Stones, Coldplay dhe Sir Paul McCartney.

Artistët dhe sportistët janë ambasadorët e vërtetë të shpirtit të popujve.

Dua Lipa, kjo ambasadore e madhe e kombit shqiptar e cila nuk e harron në asnjë çastë origjinën e saj shqiptare, ku në zemër është kuq e zi, po ndriçon si një yllë ku rrezet e saj janë përhapur dhe po përhapen me shpejtësi në mbarë botën.

dua flamurdua 0dua 1duaaduaaa

Dua Lipa performs at the Masonic Auditorium in San Francisco, California on February 13, 2017. (Photo by Chris Tuite)

Dua Lipa performs at the Masonic Auditorium in San Francisco, California on February 13, 2017. (Photo by Chris Tuite)

dua 2

 

 

 

About The Author

Related posts