Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

E fejuara e gazetarit: Reagimi i administratës Trump ndaj vrasjes, pa baza morale

E fejuara e gazetarit: Reagimi i administratës Trump ndaj vrasjes, pa baza morale

KMA NEWS / E fejuara e Khashoggi-t: reagimi i administratës Trump ndaj vrasjes, pa baza morale

E fejuara e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, tha se përgjigja e administratës Trump ndaj vdekjes së Khashoggi ka qenë pa “baza morale”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vendi që të udhëheqë përpjekjet për nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë”, – shkruante Hatice Cengiz në një artikull të botuar të premten në gazetën “The Washington Post”.

Përkundrazi, shkruan Cengiz: “Ka disa në Uashington, që shpresojnë se kjo çështje do të harrohet, thjesht duke përdorur taktika vonuese. Por ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion ndaj administratës Trump, që të ndihmojë për vënien në vend të drejtësisë për Jamain. Mënyra e vdekjes së tij nuk ka për t’u mbajtur e fshehtë.”

Duke cituar dy njerëz të afërt me çështjen, gazeta “The New York Times” njoftoi të premten se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e dinin që nga telefonata e datës 9 tetor me Princin Saudit të Kurorës Mohammed bin Salman, se ai e konsideronte Khashoggin një islamik të rrezikshëm, prandaj dihej që princi saudit kishte një motiv të mundshëm për të kryer vrasjen.

Por për shkak të partneritetit me Princin Mohammed, si një person të rëndësishëm për realizimin e axhendës së administratës në Lindjen e Mesme, administrata Trump vendosi që të mos ndërhynte.

Përkundrazi, Shtëpia e Bardhë “ju bashkua qeverive të vendeve të rajonit, duke konsideruar pasojat të mund të ketë stigma e vrasjes së Khashoggit në aftësitë qeverisëse të princit të kurorës – dhe çfarë përfitimesh mund të nxirren nga dobësitë që ai mund të ketë”, shkruhet në artikull e gazetës The Times, duke cituar njerëz të afërt me administratën.

Candles, lit by activists, protesting the killing of Saudi journalist Jamal Khashoggi, are placed outside Saudi Arabia's consulate, in Istanbul, during a candlelight vigil, Oct. 25, 2018.
Candles, lit by activists, protesting the killing of Saudi journalist Jamal Khashoggi, are placed outside Saudi Arabia’s consulate, in Istanbul, during a candlelight vigil, Oct. 25, 2018.

Khashoggi, me banim në Shtetet e Bashkuara, u zhduk muajin e kaluar, pasi hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, për të marrë një dokument që i duhej për t’u martuar.

Gazetari, i cili punonte për gazetën “The Washington Post’, ishte kritik i Arabisë Saudite”. Sipas njoftimeve, atë e kanë vrarë mizorisht në konsullatë. “Nuk ka shpjegime për këtë urrejtje kaq të madhe”- tha e fejuara e tij.

“Qeveritë e vendeve të ndryshme – tha Cengiz, “duhet të shtrojnë një pyetje bazë: në se demokracitë e botës nuk marrin hapa për t’i nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi mizor, që ka shkaktuar zemërim në mesin e qytetarëve të tyre, çfarë autoriteti moral u mbetet atyre? Të drejtat morale dhe njerëzore të kujt do të mund të mbrojnë ata në mënyrë të besueshme?”

Cengiz shkruan në artikullin e saj në “Washington Post” të premten, se ka kaluar një muaj që kur ajo e pa për herë të fundit të fejuarin, kur ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll. Ajo shkruan se 2 nëntori është Dita Ndërkombëtarepër t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve kundër gazetarëve.

“Kjo koinçidencë është tragjike dhe e dhimbshme”, – shkruan e fejuara e Jamal Khashoggit.

About The Author

Related posts