Dhjetor 09, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

“Fax News” sjell pamjet nga vizita e dytë e Ramës në spital (VIDEO)

“Fax News” sjell pamjet nga vizita e dytë e Ramës në spital (VIDEO)

KMA NEWS / “Fax News” sjell pamjet nga vizita e dytë e Ramës në spital (VIDEO)

Ka përfunduar vizita e Kryeministrit Edi Rama në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekim disa efektivë dhe disa banorë të lënduar gjatë protestës. Mësohet se vizita ka zgjatur vetëm disa minuta, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rikthimit të Kryeministrit në spital.

Kryeministri Edi Rama, ka shkuar për herë të dytë në Spitalin e Traumës ndërsa mësohet se mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në oborrin e spitalit. Fax News ka arritur të fiksojë momentin e hyrjes dhe daljes së kryeministrit nga Spitali.

Kujtojmë se Rama ishte edhe më parë në spital, ku vizitoi të plagosurit, ndërsa gjatë një prononcimi për mediet, ai u qëllua me këpucë nga banorët që ndodheshin atje. Më pas policia ndërhyri duke shoqëruar disa prej banorëve.

Në protestë u lënduan 15 efektivë policie, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë, si dhe disa protestues.

Në një dalje për mediat pas vizitës së tij të parë në Spitalin e Traumës ai u shpreh: “Humbja e gishtave të polices, ishte kalimi i vijës së kuqe”, ndërsa para pak minutash ka publikuar një foto ku shihet teksa puth në ballë efektiven e plagosur.

Më tej si shprehet se Ina Nuka do të dërgohet për kurim në Stamboll.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:

“Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër✈️ Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty”.

rama-policja7-1-597x405

About The Author

Related posts