Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata vendos kundër Trump, gazetari i CNN rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Gjykata vendos kundër Trump, gazetari i CNN rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

KMA NEWS / Gjykata vendos kundër Trump, gazetari i CNN rikthehet në Shtëpinë e Bardhë

Në SHBA, një gjykatës federal vendosi që korrespondentit të rrjetit CNN, Jim Acosta t’i rikthehet përkohësisht akreditimi pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në vendimin e gjyqtarit është thënë se qasja duhet të rikthehet ndonëse CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump. Gjyqtari ka thënë se vendimi i Shtëpisë së Bardhë ka shkelur të drejtën e gazetarit për liri të shtypit.

Duke folur jashtë gjykatës, Acosta ka përshëndetur vendimin dhe u ka thënë gazetarëve “le t’i kthehemi sërish punës”.

Sipas vendimit, Zyra për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë detyrohet t’i lejojë qasje Acostas në këtë instituicion si dhe t’i rikthejë kredencialet që i lehtësojnë atij hyrjen.

CNN në anën tjetër ka thënë në një deklaratë se “ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim dhe mezi presim rezultatet në ditët e ardhshme”.

About The Author

Related posts